Rama drejt tenderimit përmes një konpanie private për të gjitha prokurimet

Rama drejt tenderimit përmes një konpanie private për të gjitha prokurimet

66
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një grumbullim të qeverisë për antikorrupsionin se së shpejti do të ngrihej një strukturë që do të merrej vetëm me tenderimet për administratën publike.

Struktura mund të jetë edhe një kompani e huaj. Rama nuk tha gjë nëse do të ishte një tjetër PPP.

Jemi në një fazë tjetër për të çliruar administratën e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave për të përfshirë ekspertizën e jashtme, edhe kompani ndërkombëtare në mënyrë që administrata të bëjnë administratën, dhe procesin e tenderimit ta bëjnë strukturat që kanë një profesionalizëm dhe pavarësi të madh. Problematikë është edhe paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparente, të drejta e cilësore. Në këtë aspekt kemi shumë punë për të bërë”, deklaroi Rama.

Pyetja është po e bën Rama këtë deklaratë sot dhe pse po i nxjerr tenderat jashtë administratës. Pse e ndryshoi ligjin për prokurimet në 2015 dhe pse ngriti një agjenci investimesh e cila ka dhuruar miliona pasuri pa asnjë tender. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY