Sherri me policin rrugor, zbulohet e verteta, arrestohet 27-vjeçari që goditi policin

Sherri me policin rrugor, zbulohet e verteta, arrestohet 27-vjeçari që goditi policin

72
0
Shares

Është zbardhur e vërteta e videos ku një polic rrugor qëllon me grusht një drejtues automjeti. Sipas videos së plotë të publikuar nga “Jeta Osh Qef”, drejtuesi i mjetit ka tentuar të kryejë në parakalim të gabuar në sy të policit rrugor.

Ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalojë, por ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por edhe e ka shkelur me makinë në këmbë.

Pas kësaj, Policia e ka nxjerr jashtë drejtuesin dhe ka tentuar ta arrestojë, por ai përsëri ka kundërshtuar me forcë.

Në videon e plotë dallohen momentet se si polici rrihet dhe dhunohet nga drejtuesi i mjetit dhe një tjetër.

Ndërsa ne pjesen e dyte te videos se publikuar mbreme, duket vetem polici i cili qellon dhe hedh ne toke drejtuesin e makines.

Policia e Lezhës ka arrestuar 27-vjeçarin Blerti Kola dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij Daniel Kola 30 vjeç, pasi të dy qëlluan me grushte dhe dhunuan një efektiv të policisë rrugore në Shëngjin.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 21.08.2016 është arrestuar shtetasi Blerti Kola, 27 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën Shëngjin-Lezhë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili pasi ka marrë ndihmen e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje, eshte publikuar dhe nje video ne mediat online.

Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes.

Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY