Berisha me strukturat lokale: Të jemi në nivelin e atyre që na...

Berisha me strukturat lokale: Të jemi në nivelin e atyre që na mbështesin. Mbështetësi i Bashës, 97 tendera nga qeveria

104
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu kryetarët e degëve të PD-së ndërsa ka diskutuar me ta për aksionin opozitar që do të ndiqet në muajt në vijim. Berisha tha se një prej vështirësive më të mëdha që përballet sot PD, është apatia ku e ka lënë drejtimi i deri djeshëm i Lulzim Bashës.

Berisha bëri akuza për tendera të dyshimtë të përfituar nga qeveria, prej mbështetësve të Bashës, siç është dhe rasti i Agron Kapllanajt në Mallakastër.

“Së bashku do të përcaktojmë sot të gjithë aktivitetin që do të ndërmarrin, për ta shndërruar PD një force politike në veprim. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund tiu jap sot një shembull, aktualisht një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka fituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore, ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç thotë Rama. Për të mos thënë për takime të tjera madhore të Bashës dhe të ndonjë tjetri.

Ata presin prej nesh, revolta zjen te të gjithë qytetarët. Për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë, është në detyrimin tonë që… sot nuk mund tëketë mësues të kënaqur, kur prej 9 vitesh nuk shohin asnjë përmirësim të gjendjes së tyre personale, familjare, apo familjeve të nxënësve.

Shohin vetëm mospërfillje, përçmimim, po kaq e vërtetë është me mjekët, që ikin masivisht, për shkak të mospërfilljes nga ky regjim. Detyra jonë është që të bëjmë gjithçka që ti tërheqim në aksionin tonë, për të identifikuar çdo organizatë, grup interesi, idivid me influencë, çdo aleat”, tha Berisha.

Berisha e quajti një emergjencë kombëtare gjendjen në të cilën ndodhi vendi, sipas tij shumë më keq se ajo e vitit 1991. Për këtë Berisha bëri përgjegjës edhe përfaqësues të opozitës, që sipas tij po përdoren nga Edi Rama, përkundrejt favoreve ekonomike.

Kreu i PD la detyra për të gjithë të zgjedhurit e rinj në drejtim e PD.

“Jemi më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigj në çdo kohë, është një pakicë që mund të udhëheqë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë anëtarë duhet ti motivojmë dhe ti sensibilizojmë, kërkohet me çdo kusht që ta zgjerojmë frontin.

Ju bëj thirrje që të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë.

Duhet të shndërrohemi në propagandistë të të vërtetave tona”, u shpreh Berisha.

Berisha foli dhe për Ballkanin e Hapur, të cilin e konsideron tradhëtinë më të madhe që po iu bëhet shqiptarëve nga Edi Rama.

”Ajo që ndodh sot me shqiptaret nuk ndodh me asnjë komb tjetër. Le të ndalemi te Ballkani i Hapur. Akti më i madh i tradhtisë ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrojnë Albin Kurtit mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. Nga një projekt që në vend të sanksionojë bashkëpunimin me kushte të barabarta, bën sanksionimin e Kosovës nga Beogradi.

Dhe e paraqit Prishtinën si sherri i Ballkanit, ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për lirinë ekonomike. Por “TheEconomist” thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur përfiton vetëm Serbia dhe ajo është jashtëzakonisht e paanshme. Por kjo seri gënjeshtarësh, aparteidesh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre citoni një nen të këtij traktati.

A nuk deklaroj Vuçiç në Novisad që ky traktat është 740 faqesh. Kush e ka parë këtë, çfarë ka të shkruajtur në 740 faqe të këtij gangsteri. Askush nuk e di. Por prape vazhdojnë këta gazetarë aparteid. I gjithë rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbrojtur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë ne shpi dhe ti themi se ça mynxyre është Ballkani i Hapur.

Se si duhet të matet fermeri i Korçës i Elbasanit, që fermeri serb merr 80 euro subvencion për hektarë kur ky këtu merr as 2 euro. Këta xhahid dhe apartit që mbrojnë projektin dhe flasin, këta dinë vetëm ç’është Beogradi dhe George Soros dhe paratë e tij”, tha mes të tjerave Berisha. r.p

https://youtu.be/IjSM2AMM3Jk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY