Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Fier, i sëmuri mendor kërcënim për banorët e lagjes

22/08/2016
FOTO/ Fier, i sëmuri mendor kërcënim për banorët e lagjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një nga lagjet e qytetit të Fierit banorët apelojnë për ndihmë për të sëmurët mendorë që po krijojnë probleme në jetën e tyre të përditshme. Ata shprehen se një i sëmurë mendor po terrorizon të gjithë banorët që i dalin para. I braktisur nga motra e tij Elisabeta dhe i marrë nën kujdestari nga vëllai Niko, 53-vjeçari Qirjako Ferti nga Fieri, i diagnostikuar me sëmundje mendore të shkallës së parë është kthyer prej kohësh në shqetësim për banorët e lagjes “Kastriot”, në Fier. Por jo vetëm banorët e kësaj lagjeje, por edhe qytetarë të ndryshëm pohojnë se i sëmuri shfaq rrezikshmëri të lartë në komunitet.
“Ai jo vetëm kryen veprime të turpshme, zhveshje në publik, por është agresiv, shkakton panik, frikë dhe pasiguri, për të gjitha grupmoshat”, pohojnë ata.
53-vjeçari i sëmurë jeton një katin e parë të një pallati në një nga kryqëzimet e kësaj lagjeje.
“Sapo del nga banesa nis dhe kryen ritualin e tij të zakonshëm. Zhvishet në publik, ulëret dhe kryen veprime të pakontrolluara dhe të frikshme”, shprehen qytetarët fierakë.
Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për të mos pësuar tragjedi të ngjashme si ajo e Palasës.
“Ne nuk jemi kundër kësaj kategorie njerëzish të sëmurë. Por kërkojmë që të merren masa për të mos pësuar tragjedi të reja mes nesh dhe në familjet tona”, pohojnë ata.
I vëllai i Qirjakos, Niko Ferti tregon për “Shekullin” se po bën të pamundurën që ta mbajë të izoluar vëllanë dhe të përkujdeset për atë.
“E kam të pamundur të sistemoj vëllanë e sëmurë. Ai del nga shtëpia dhe është agresiv, sidomos në këto ditë të nxehta. Nuk pranon që të marrë dhe ilaçet për sëmundjen që ka. Tre javë më parë e dërgova në spitalin Psikiatrik në Vlorë. Mori mjekimin, ishte i qëndrueshëm dhe sillej qetë. Tani situata është agravuar. Edhe mua më çjerr me thonj”, pohon ai dhe tregon krahët e gjakosur dhe me shenja gërvishtjeje prej thonjve.
“Në shtëpi shkatërron gjithçka. Djeg me cigare edhe dyshekët e vjetër. Shkurt është i dhunshëm. Ka nevojë për mjekim. Varfëria dhe mungesa e mjekimit e kanë çuar në këtë gjendje”, thekson më tej Niko Ferti.
Në fakt ai merr një pagesë nga shteti për kujdestari.
“Nuk më del kjo pagë as për t’i paguar ilaçet, energjinë dhe ujin. Më parë kujdestare ishte e motra Elisabeta. Ajo u lodh dhe u largua. Tani jam unë. Kam nevojë për ndihmë që të mbaj vëllanë”, vazhdon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.