Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetari zbërthen skemën e vrasjes së Edison Harizajt

08/06/2022
Gazetari zbërthen skemën e vrasjes së Edison Harizajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Në Shenjestër” në News24, u shpreh se Edison Harizaj ishte një njeri i cili lëvizte me mjete të blinduara dhe se tregohej shumë i kujdesshëm, por ditën kur ka ndodhur atentati Edison Harizaj ka lëvizur pa mjete të blinduara.

Ai shtoi se atentati ka qenë i mirë-ogarnizuar dhe se ditën e ngjarjes Harizaj ka lëvizur pa mjete të blinduara.

“Unë kam përmendur që i është vendosur gjobë disa bizneseve në Durrës, një prej tyre Xhevdet Troplinit. Përplasja e Shullazit në atë kohë me një grup në Durrës i identifikuar me emrin Porcaj. Përplasja mes këtij grupi dhe grupit Shullazi shkaktoi brenda 8 muajsh 7 të vrarë nga ata të Tiranës dhe dy nga ata të Durrësit. Tek hetimet e bëra nuk më ka rezultuar emri i Xhevdet Troplinit, në atë kohë konflikti primar i Edison Harizaj ishte konflikti që kishte në Vlorë.

Të dyshuarit e atentatit ndaj Edison Harizaj dyshohej se ishte i ardhur nga Belgjika, i ardhur për herë të pestë, personat e dyshuar për atë ngjarje janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj Santiago Malko. Në Durrës gjatë 2016, 2017, 2018 u vranë disa personazhe të rëndësishëm, madje në Vlorë kishte edhe një batutë, po i ha këneta e Durrësit. Në atë kohë janë shoqëruar shumë njerëz dhe ka qenë edhe Xhevdet Troplini. Për atentatin e Edison Harizaj dyshimi kryesor ka qenë grupi rival me të cilin po bënte betejë në Belgjikë edhe në Vlorë.

Hetime për këtë çështje ka edhe në Belgjike. Ne po mblidhnim kufomat e një përplasje në Anvers të Belgjikës. Mes njerëzve të dyshuar pati një grup nga Tirana, dy gupe nga Durrësi, një grup nga Vlora, madje u tha që katër grupe kanë paguar para që një grup ekzekutorësh të realizonte atentatin,. Fakt është që Edison Harizaj, ishte njeri që lëvizte me mjet të blinduar, unë e kam takuar me mjete të blinduar dhe atë ditë u gjet me mjet të pablinduar. Atentati ka qenë i mirë-organizuar, ata që e bënë pritën kanë pasur informacion shumë të saktë. Pse kjo ngjarje kaq e rëndësishme pas kaq vitesh mbete pa autor? Kjo sepse është një skemë e krimit të organizuar që më pas mund edhe të prishë hetimet”, tha Hoxha./ BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

02/07/2026
SPAK nis hetimet për aferat korruptive me inceneratorët

EMRAT&AKUZAT/ SPAK dërgon për gjykim grupin e biznesmenëve dhe zyrtarëve për inceneratorin e Tiranës

02/07/2026
Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

02/07/2026
SPAK nis hetimet për aferat korruptive me inceneratorët

EMRAT&AKUZAT/ SPAK dërgon për gjykim grupin e biznesmenëve dhe zyrtarëve për inceneratorin e Tiranës

02/07/2026
Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.