Lokali i Noizyt në erë, reperi drejton gishtin ndaj këngëtarit që rrahu...

Lokali i Noizyt në erë, reperi drejton gishtin ndaj këngëtarit që rrahu dy ditë më parë

164
0
Shares

Butiku që shplrtheu sot në Plepat, Durrës i përket Noizyt, në fakt është në emër të babait të tij, Bashkim Rajku.

Noizy është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, pëveç se me Kleviol Ahmetajn me të cilin u rrah dy ditë më parë.

Sasia e tritolit që ka shpërthyer llogaritet të jetë rreth 150-200 gram, sipas grupit të hetimit. Ndërkohë pritet që të merret në pyetje edhe Kleviol Ahmetaj.

Ky i fundit do pyetet nga grupi hetimor, pasi është personi i vetëm ndaj të cili Rigels Rajku, ka ngritur gishtin, duke u shprehur në dëshminë paraprake se nuk ka probleme apo konflikte të tjera përveç tij.

Konflikti mes dy personazheve nisi pas sharjeve të vazhdueshme që Cllevioli bënte ndaj Noizyt, kryesisht në tik tok. Së bashku me një grup miqsh dy ditë më parë, lushnjari shkoi në drejtim të lokalit të Noizyt, ku u përball dhe u dhunua nga reperi, babai dhe miq të tij.

Klevion Ahmetaj u arrestua më pas nga Policia, për shkak se sipas bluve kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar nga gjykata për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY