Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer tha sot se partia e tij kërkon një PD të fortë dhe se nuk u interesojnë figura të veçanta, kur u pyet për bashkëpunimin me PD e drejtiar nga Berisha.
“Atëherë këtu po reagoj menjëherë. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, tha ai. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/