Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë mbrëmje marrëdhënien me Sali Berishën pasi dekretoi nga Stambolli lirimin e Presidentit nga postet e tij në ushtri.
Meta është shprehur për syri tv se nuk ka asnjë krisje apo shqetësim në marrëdhënie me Berishën.
Gjithashtu Meta u shpreh se Berisha mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane nëse mendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës.
‘’Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të. Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mire t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane’’,-ka thënë Meta në Syri Tv. m.k





