Cili ishte patronazhisti i PS i ngarkuar të spiunonte Bajram Begajn, kandidatin e propozuar nga Kryesia e Partisë Socialiste për postin e Presidentit të ri.
Gazeta Panorama ka shkruajtur se Behaj është pjesë e listës së personaliteteve që u mbikëqyren nga selia rozë me patronazhistë.
Në një hulumtim në databazën online të patronazhistëve të PS-së, Bajram Begaj rezulton të jetë një votues që ka shpëtuar nga ‘radari’ i të majtëve.
Për kandidatin për President theksohet se nuk ka informacion për kë parti politike ka votuar në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.
Po ashtu Begaj cilësohet si votues “jo i sigurte”, ndërkohë që preferencat e tij politike janë “pa informacion”.
Kategoritë e votimit në 2013 mbajnë shënimet “nul”. Por Bajram Begaj s’i ka shpëtuar ‘mbikëqyrjes’ pasi krahas emrin të tij, personi që e ‘spiunon’ ka lënë gjeneralitet dhe quhet Arjan Tushe.
Në regjistrin e pagave figurojnë dy persona me emrin Arjan Tushe, i pari punonjës i doganave, ndërsa tjetri punonjës i postes, nuk dihet kush nga këta e ‘markonte’ presidentin e ardhshëm. Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/