“Rama, ky Duman i pushtetit”! Berisha paralajmëron lëvizje të shpejta kundër qeverisë

“Rama, ky Duman i pushtetit”! Berisha paralajmëron lëvizje të shpejta kundër qeverisë

76
0
Shares

Keshilli Kombetar i PD po voton sot për drejtuesit kryesorë të PD të propozuar nga kryetari i saj Sali Berisha.

Këshilli mbajti nje minute heshtje per nder te ish-Presidentit Bujar Nishani.

Ndërkaq me një vendim të Këshillit, ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike.

Më pas Berisha ka bërë një analizë të gjendjes së Shqipërisë sot dule vendosir interesin kombëtar në fillim.

“Shqipëria është tërësisht në duart e krimit. Vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një dhe se krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti sikundër në çdo skaj të vendit.

Ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë të cilat dora-dorës do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz të kryqëzuara më të dhënat e prokurorive të vendeve të Benelux-it, Shqipëria rezulton, ministrat, drejtorët e saj, prokurorët dhe gjykatësit e saj, rezultojnë tërësisht skllevër të krimit të organizuar, anëtarë të bandave më të rrezikshme të Europës”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se shqiptarët shkasin çdo ditë e më thellë në varfëri dhe mjerim. Vetëm dy muajt e fundit, qeveria e Edi Ramës ka grabitur dhe plaçkitur nëpërmjet bordeve 300 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Çka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë dhe të rinj shqiptarë të jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe të varfërisë ekstreme, tha ai.

“I rrënuar, katastrofë paraqitet gjendja në fshatin shqiptar. Përveç faktit se fondet e përcaktuara në ndihmë të fermerëve shqiptarë janë të më ulëtat në rajon, por në rast se analizohen fondet të cilat shkojnë direkt tek fermeri, ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë, nga 63 euro për hektarë, që shkojnë për fermerët në Kosovë, tek fermeri shqiptar shkojnë vetëm 3 euro për hektarë dhe 40 euro për hektarë, vidhen nga qeveritarët.

Rinia shqiptare është në dëshpërim të madh@, tha Berisha.

Por Berisha tha më pas se në një kërcënim dhe rrezik madhor që mund të krahasohet vetëm me vitin 1945 është çështja kombëtare.

“E vërteta është, Edi Rama, ky vasal i Aleksandar Vuçiç ka shndërruar Tiranën kryeqytetin e Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës dhe Banja Luka e Dodikut, kanë qëndrim identik për vrasjet, masakrat, gjenocidin, krimet kundër njerëzit që janë kryer në Kosovë gjatë operacionit ‘Patkoi’.

Një rezolutë që paraqitëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, gjenocidin e viteve 1998-1999, u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilin Shqipëria është thjeshtë Beogradi i vogël. Në vitin 1945, Enver Hoxha, pasi me divizionet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi atë tek Tito, akt të cilin e mbron edhe në vitin 1982 kur thotë “mirë bëmë”, Edi Rama po thur me Aleksandar Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë. Të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit ‘Patkoi’, do të thotë si një antishqiptar i vërtetë të vrasës për së dyti, të masakrosh, të përdhunosh, të kryesh ato barbari që ngjiten në nivel gjenocidi edhe njëherë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, shpjegoi kreu i PD.

Ai e quajti Ramën një Duman të pushtetit.

“Ka një thirrje, ka një kushtrim për çdo shqiptar, t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, sepse pikërisht se nuk është mbrojtur ky interes, Shqipëria është rrokullisur dhe rrokulliset çdo ditë. Asnjë interes tjetër i qytetarëve shqiptar nuk mund të mbrohet para se mbrohet interesi kombëtar i tyre.

Ju jeni forumi udhëheqës i Partisë Demokratike, është e domosdoshme që të fillojë menjëherë, të fillojë që nesër një debat për të gjitha këto zhvillime, partia duhet të dalë në fushëbetejë, nuk mundet kurrë kush të lozë me fatet e shqiptarëve. Nuk mundet kurrë kush të barazojë Tiranën me Banja Lukë apo ta shndërrojë atë në Beogradin e vogël. Nuk mund të ndodhë kjo, nuk mundet kurrë kush asnjëherë të mbajë në këmbë një Parlament që mohon gjakun e derdhur të shqiptarëve në Kosovë.

Çfarë presim ne, të shndërrohemi në shtojcë e Beogradit? Çfarë presim ne? Çfarë presim atdhetarët, patriotët shqiptarë, më shumë se sa t’u thuhet nuk pranojmë dënimin e gjenocidit në Kosovë sepse nuk na lejon Vuçiçi me Ballkanin e Hapur? Situata është më alarmante se kurrë, është emergjente. Unë e kuptoj se partia ka shpenzuar dhe konsumuar energji të mëdha në procesin e saj të brendshëm, por një gjë, në këtë proces, pavarësisht nga të gjitha presionet, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet u konfirmuam dhe u rikonfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë, të cilët iu përgjigjën çdo thirrje, çdo thirrje të Partisë Demokratike.

E kam thënë dhe e them, kjo është një shifër shumë e madhe dhe në proporcion është ndër më të mëdhatë për një Parti Demokratike. Ndaj dhe, sot votojmë këtu, nesër dhe ditët më të para të javës, kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë kryesitë, të mbledhin me urgjencë seksionet e Partisë Demokratike dhe të zhvillojnë një debat të hapur politik me to. Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, me pjekuri të madhe politike, me përgjegjësi të madhe politike, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide. Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij.

Pra, zhvillimet janë dramatike.

Por qëndrimi ynë duhet të jetë gjithashtu më i vendosuri, më i fuqishmi që kemi treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, autokratik, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend, siç është regjimi i Edi Ramës”, tha ndër të tjera lreu i PD, Sali Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY