Nis ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish Presidentit Bujar Nishani

Nis ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish Presidentit Bujar Nishani

55
0
Shares

Zhvillohet sot ceremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit.

Flamujt në të gjithë institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë, pasi qeveria e shpalli 2 Qershorin ditë zie. Nga ora 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit

Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet  e lamtumirës.

Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Dje, Presidenti Ilir Meta i akordoi z. Nishani, dekoratën e Flamurit Kombëtar.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore,- njoftoi Presidenti, –  për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar.

Ish Presidenti Nishani ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY