Berisha në Këshillin Kombëtar: Rama vjedh natën dhe ditën thërret ‘Rroftë Amerika”

Berisha në Këshillin Kombëtar: Rama vjedh natën dhe ditën thërret ‘Rroftë Amerika”

35
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti mbajti një fjalim në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar ku deklaroi ndër të tjera se qeveria e Ranës është një bandë e cila vjedh natën dhe ditën thërret Rroftë Amerika.

Berisha tha se anëtarët e PD-së janë gati që të bëjnë beteja për rrëzimin e regjimit, dhe drejtuesit e kësaj force politike duhet të kenë qëllim kryesor që ti udhëheqin ata drejt këtyre betejave.

“Protagonizmi, të kënaqurit me karrigen, është sëmundja e dytë e opozitës, ne kemi një post, dhe nuk bëjmë asgjë. Për të mos qenë opozitë profesioniste, ka vetëm një antidot, një pyetje që duhet ti shtrojmë vetes ne të gjithë drejtuesit: Çfarë do të bëjmë ne kundër këtij regjimi, një betejë e paparë ndonjëherë është jetike për rrëzimin e këtij regjimi.

Nuk ka vend në Europë, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë, që të drejtat e njeriut të dhunohen më shumë se kaq. Duhet të shtrojmë çdo ditë pyetje vetes, ky është qëndresa jonë, kush është qëllimi ynë? Duhet të hedhim poshtë qëndrimet apatike që ka mbajtur PD deri tani. Pse u Rithemelua PD, që kjo parti të ishte parti e interesit kombëtar, që shkelmohet çdo ditë nga Edi Rama.

A mund të imagjonohet që Tirana të shndërrohet në Beogradin dhe në Moskën e vogël, 42 mijë anëtarë të PD presin nga ne që të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës, ata janë të gatshëm për beteja, ata presin vetëm udhëheqjen tuaj. Anëtarët dhe anëtaret tona ndjejnë dhimbje të madhe dhe dëshpërim të thellë, kur shohin kombin e tyre që të shpërbëhet çdo ditë, dhe të braktiset nga shqiptarët.

Pas çdo vendimi qëndron një vjedhje, qëndron një plaçkitje, ndërkohë që shqiptarët shiten në varfëri. Ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie, pa asnjë kompleks. Është e vërtetë që ka para të pafundme krimi, është e vërtetë që komisariatet e policisë rrahin njerëz në rrugë, por ka një të vërtetë më të madhe, që ky regjim është: kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!. Ata vjedhin natën dhe ditën thërrasin Rroftë Amerika”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Berisha i kushtoi vëmëndje në fjalën e tij edhe procesit të Rithemelimit.

Ne ia dolëm që të jemi sot opozitë e vertete, më të fuqishëm se kurrë. Më të vendosour se kurrë në misionin tonë.
Sa herë që të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, gjen merita absolute qe u takon anëtrëvë të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur s gjene më të cmuar misionin e tyre te lirisë.
Ata u ngritën sapo u bë thirrja, për të shpëtuar forcën e tyre politke, me idealet e tyre udhëheqëse.
Ndaj ne nuk duhet të harrojmë këtë mësim, për 2 arsye. Së pari PD kaloi nga disfata në disfata, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, pazareve të udheheqjes së saj. Jo për anëtarët. Ata iu përgjigjëgjën cdo thirrje, sakrifikuan të madhe në 8 vite.
Pra e gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne.
44 mijë luftëtrë të vërtetë të lirisë morën pjesë në aktet madhorë të këtij Rithemelimi.
Problem është qeveria, ne jemi opozitë, problem është udhëheqja. Nuk e kam fjalën për atë që kaloi po për ne që jemi ketu. Nuk duhet ta harrojmë thënien e këtij gjeniu.
Si mund të jetë problem udhëheqja. Dy janë sëmundjet. E para pazaret me qeverinë, për interesa personale, shkelmojnë mbi interesat e anëtarëve.
Këtë mësim nuk do ta harrojmë kurrë por sot kemi një ndryshim të madh. Ju uleni në këtë dallë tërësisht si përfaqësuaes të demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre”, tha ndër të tjera Beeisja në fjalën e tij.

Më pas ka nisur votimi për anëtarët e kryesisë sipas një procedure transparente. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY