Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranëpërfundon hetimet për procedimin penal për publikimin në rrjetet sociale në datë22.12.2021, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, të listës sëpagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve nëinstitucionet shtetërore dhe private.
Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.
Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1. Eni Qirjako,
E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit tëdetyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.
2. Andi Agaraj,
I akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.
3. Klodian Sota,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionpasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.
4. Endri Ikonomi,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv nësektorin privat” parashikuar nga neni 164/a i K.penal
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/