Vodhën një automjet, në qytetin e Fierit, identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar.
Për t’i shpëtuar Policisë, ata bënë manovra të rrezikshme me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.
Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. T. se i kishin vjedhur automjetin tip “Benz”, që e kishte parkuar përpara banesës së tij.
Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë identifikuan autorët dhe i shpallën në kërkim, bashkë me automjetin.
Gjatë ndjekjes nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, autorët kanë bërë manovra të rrezikshme me automjetin dhe kanë përplasur automjetin e punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në vendin e quajtur “Karbunarë”, automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetasit 16-vjeçarë që ndodheshin në mjet.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 nga shtetasit 16-vjeçarë, të cilët vodhën automjetin e shtetasit A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/