Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tregtan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nē fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Kukës, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Has, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tregtan”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 40 vjeç, banues në fshatin Tregtan.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tregtan, Has, në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qerkez”, kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se i ka kultivuar shtetasi S. Q.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/