Raundi i tretë për Presidentin, Alibeaj: Nuk do të ketë emër të...

Raundi i tretë për Presidentin, Alibeaj: Nuk do të ketë emër të ri vec atyre që propozuam

44
0
Shares

Deputetët e grupit parlamentar të cilët deri tani kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e Enkelejd Alibeajt, kanë marrë vendim që të mos ketë kandidat në raundin e tretë.

Alibeaj, por edhe deputetët Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Ferdinand Xhaferraj janë shprehur se grupi I PD-së nuk mund të bëhet pjesë e lojës së kryeministrit Rama dhe nuk duhet të nxjerr kandidat në raundin e tretë. I gjithë procesi i zgjedhjes së Presidentit brenda opozitës nisi me qëllimin që të paktën në raundin e tretë të ketë një kandidat për President.

Për këtë arsye në mbledhjen e kaluar u propozuan 10 emra, të cilët në fund ngelën gjashtë. Por nga maxhoranca erdhi përgjigjja se janë në pritje që opozita të sjellë një emër për të marrë vendim nëse do ta votojnë.

Alibeaj: Ne i ofruam një dokument me rregulla të thjeshta, u pranua live nga pala tjetër.

Kjo është mënyrë e re se si procese të rëndësishme të behen në sytë e shqiptarëve.

Sapo emrat ishin propozime fillestare, dolën, ditën tjetër menjëherë PS tërhiqet. Rama u tërhoq, pa thënë asgjë, ishin emra fillestar.

Në bëmë punën tonë, detyrimin tonë, kontributin.

Dokumenti është aty, tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme.

A do të  propzjojë një emër për raundin e tretë?

Ne i bëmë të gjitha detyrimet tona. Pala tjetër u tërhoëq, dokumenti është fare I thjeshte. Në 12 të natës jemi gati mbledhim.

Ndërkaq i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Balla tha se ka komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës për të vijuar dikstutimet për kreun e ri të shtetit.

Edhe njëherë Balla tha se PS nuk do të propozojë emra në raundin e tretë.

Balla: Unë ua kam thënë  gjithmonë, ne shqiptarët na besuan 78 mandate më 25 prill por keto nuk u arrien të konfiguroheshin për shkak të problematikave. PS ka legjitimitetin dhe ne do punojme brenda Kuvendit që të arrijmë të sigurojmë më shnumë vota .

74 ka grupi parlamentar e pastaj me radhë edhe grupet e tjera, kam komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës me të cilët do të vijojmë në ditët në vijin që ky dialog konstruktiv të vazhdojë.

Kësaj historisë që vazhdon të tjerrë Alibeaj se PS nuk e ka legjitimitetin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY