Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në nkë konferencë shtypi në Tiranë se janë dy faktorë që duket se punojnë kundër tij në procesin që ka hapur në Francë ndaj Sekretarit të Shtetit, Blinken; e para është fakti që Blinken ka imunitet, dhe se Gjykata Franceze mund të mos e marrë çështjen në shqyrtim, pasi të dy protagonistët nuk janë qytetarë të shtetevetë BE-së.
Shpjegimi i Berishës:
Me gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im, të cilit i kam dhënë besiminn e plotë, por siç kam njoftuar ka faktor pro dhe kundër. Kundër meje është se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, dhe as shtetas të BE, dhe kjo nuk është në favor.
Po ashtu nuk është pozitiv fakti që sekretari i shtetit ka imunitet. Faktorë pro meje janë që shpifja dënohet aty ku del, edhe në Shqipëri mund të dënohej, ku njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë dhe ti je viktimë e shpifjes.
Së dyti, vërtetë sekretari i shtetit, është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn te veprimtaria zyrtare, psh, në Kushtetutën e Shqipërisë, ka një nen që të thojë se shpifja nuk mbrohet. Kjo mbetet në dorë të gjykatës, se si do të vendoset unë nuk e di, por procedura ligjore do të jetë e pandërprerë.
Në rast se Gjykata thotë se nuk je shtetas francez, atëherë pasi të studioj përgjigjen, do të shoh hapësira të tjera. Do e ndjek në dy rrugë problemin, gjyqësore dhe rrugën e transparencës, janë deri sot 45 publikime në mediat e SHBA dhe vendeve të tjera, që kanë faktuar se nuk ka asnjë provë për atë vendim. a.b
Pyetje-përgjigje:
Pyetje: Zoti Berisha mungojnë edhe dy ditë nga 22 maji, kur ju do të jeni edhe zyrtarisht kryetari i PD. SHBA kanë paralajmëruar se do të ketë sanksione nëse vini në krye të PD. Ditën e djeshme kemi patur një deklaratë të deputetit të CDU, Kirchbaum, i cili deklaroi se nëse PD do t’i kthehej të djeshmes ose pardjeshmes, do të angazhohej personalisht për pezullimin e PD nga PPE?
Sali Berisha: Së pari, shumë thjeshtë, siç e thatë vetë, ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj. Por cili është komenti im? Komenti im është keqardhje që një deputet i Bundestagut, i CDU, mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë tek një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Duke thënë këtë dhe nuk e quaj një zgjedhje të goditur nga ana e tij, ftoj zotin Kirchbaum që të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij nëse gjen një fakt, një provë, një dokument të vetëm për të faktuar atë shpifje dhe trillim të mafies së George Soros, unë do ta vlerësoja një gjë të tillë.
Pyetje: Zoti Berisha ditët e fundit keni artikuluar akuza ndaj baxhanakut të kryeministrit Rama shpesh herë për tenderë që ai ka përfituar dhe konkretisht për këto akuza, janë të motivuara politikisht apo janë të bazuara në fakte. Nëse ka fakte, do t’i bëni publike?
Sali Berisha: Më vjen keq, por këto janë të publikuara. Kjo që ju them unë, nëse kërkoj në librarinë time digjitale: Baxhanaku Frangu, kontratë 12 miliardë lekë, Xhullahu 17.2021, është një nga këto, kjo është edhe më interesante; baxhanaku Armand Franku kompania B360 sh.p.k, rruga ‘Ymer Kurti’, rezulton përfituese nga institucionet e ndryshme në vitin 2014, 16 transaksione thesari me vlerë 2.3 milionë. Në vitin 2015, 7 transaksione sipas informacioneve ky është i lidhur me Ilir Beqjen, i fitonte tenderët me Beqjen, të dy. Kjo ishte super vjedhje. Publikohen dokumentet, baxhanaku i Ramës, Armand Frangu, përfiton 21.7 milionë euro tendera. Po në 2021, Armand Frangu është fitimtar i tenderit prej 16 milionë euro nga kryebaxhanaku i tij nëpërmjet dy shoqërive Advance Bussines Solution ABS SHPK, ka përfituar 50 tendera, nga të cilat 5 pa garë fare. Kur ëhstë baxhanak ku pyet pa garë për ai. Tani është një tjetër shumë interesante, kunati i florinit dhe ari i Edvinit, Baxhanaku i tij ëhstë një status i imi
Miq dje mediat njoftuan se Florin Ahmetaj u prangos nga SPAK dhe me masë arresti me burg u dërgua për gjykim sepse ai si përgjegjës i sektorit të logjistikës në burgun 313 i kishte dhënë kunatit të vet 12 tendera, me shumën totale, rreth 2.7 milionë lekë apo 23 mijë euro euro, dhe në rast se gjykata vërteton këto shkelje padyshim ato përbëjnë shkelje të ndëshkueshme me ligj. Mirëpo miq sapo lexon për kunatin e florinit, përpara të del baxhanaku i edvinit, apo kuanti i bashkërtotes së tij, ari apo Armand Frangu i cili sipas një raporti të vitit 2019, ndërmjet dy shoqërive Advance Buisness Solution ABS SHPK dhe B360 SHPK ka përfituar 50 tendera me vlerë 21.9 miliardë lekë. PO të doni ka prap klëtu, por nuk është vetëm baxhanaku, është dhe kompania e thjeshtrës. Para dy muajsh unë kam denoncuar në parlament, sepse thjeshtra punon në një kompani, arkitekt a ku di unë se çfarë janë ata, dhe ajo kish fituar tenderin me 160 milionë lekë nga ministrja e kulturës. Unë ja thashë aty dhe ajo nuk e mohoi. Kjo është bërë e zakonshme, këta i kontrollojnë interesat e tyre të pasurimit , ja pra Osman ja ku janë.
Pyetje: Zoti Berisha dje një vit më parë shqiptarët mësuan nëprmjet një sdtatusi të sekretarit të shtetit se ish presidenti dhe ish kryeministri i tyre ishte shpallur non grata. Ju deklaruat përpara mediave se do të vinit në një farë mënyrë në vend dinjitetin tuaj, përmes një gjyqi që do zhvillonit dhe do e mbanit larg PD nga kjo çështje. Por PD nuk qëndroi larg kësaj çështjeje sepse zhvillimet tashmë dihen, edhe pas vendimit që mori zoti Basha më 9 shtator. Po me gjyqin në Francë çfarë po ndodh zoti Berisha?
Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokti im të cilit unë i kam dhënë besimin e plotë. Por siç kam njoftuar janë faktorë por dhe kiundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, pro tani mund të them dhe diçka më shumë , se nuk jemi shtetas të Bashkimit Evropian dhe kjo nuk është në favor,. Nuk ëhstë në favor dhe fakti se sekretari i shtetit është person me imunitet. Në favor timin janë dy faktorë . Faktori i parë, në një parim ndërkombëtar, nuk mund të them se është një ligj i sanksionuar nga OKB që të marrë vlerë universale, por shpifja dënohet aty ku del. Pra edhe në Shqipëri mund të dënohej. Por imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Por edhe në Shqipëri mund të dënohej aty ku del, ku njerzit e dëgjojnë e lexojn3ë dhe ti je viktimë e shpifjes, pra kjo është një aprim.
Së dyti vërtet Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet kjo nuk mund të mohohet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare. Për shembull në kushtetutën e Shqipërisë ka një nen ku thotë; Deputeti është përgjegjës para ligjit për shpifjen që mund të bëjë në parlament. Mbrohet deklarata e deputetit nga ligji dhe kushtetuta, por nuk mund të mbrohet shpifja që mund të bëjë ndaj cilitdo qytetar në parlament. Por kjo tani mbetet në diskrecionin e gjykatësit. Se si do vendosë gjykatësi nuk e di, por unë mund t’ju them ju se proçedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë. Në rast se këto dy faktorë dalin kundër meje, pra në rast se më thonë që “ti nuk jë shtetas Francez, apo i hapësirës së BE-së” nuk e di a do më thonë, çka do të bënte të përshtatshme edhe gjykatën ndërkombëtare të Luksemburgut, atëherë pasi të studioj përgjigjen të këshillohem me avokatin tim do shoh hapësira të tjera. Unë do e vazhdoj në dy rrugë procesin tim, rrugën gjyqësore dhe ligjore, dhe rrugën e transparencës e cila ka ecur. Janë deri më sot mbi 45 publikime në mediat e SHBA në tërësi dhe disa vende të tjera, të cilat kanë faktuar se nuk ekziston asnjë provë, fakt dokument për atë vendim, që është i mirëfilltë politik. Pra është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet e George Soros dhe Edi Ramës.
Pyetje: A e përdorët ju PD-në për të justifikuar ju non grata-n tuaj Zoti Berisha ashtu sikurse thonë shumë kritikë dhe brenda PD-së?
Unë mund tju them se aktiviteti im politik në PD absolutisht për faktorin kohë, vetëm më ka penguar. Sepse po mos isha marrë me këtë aktivitet politik, jo me gjykatat se ajo ecën nuk varet nga unë, por në rrafshin e transparencës do mund të kisha bërë shumë më tepër. Pra ata që flasin flasin krejtësisht pa ndonjë bazë.
Tek ngjarjet e djeshme ju u ndalët vetëm tek aksioni i PSAK dhe nuk u ndalet tek një çështje le të themi politike, që është ajo e zgjedhjes së Presidenti. Grupi parlamentar i PD-së ka propozuar tetë emra të kandidatëve të mundshëm për president. Ju dhe Komisioni i Rithemelimit e ka konsideruar proces farsë të i Ramës dhe Alibeajt. Por për tu ndalur tek emrat.Ka mes tyre emra të denjë që mund të jenë të denjë për kreun e shtetit?
Tani PD është forcë kryesore e opozitës dhe ajo funksionin për bazë procedurash vendimesh, dhe precedentësh. Gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keq shfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për 1, 3 apo pesë arsye pranojnë të vetë poshtërohen nga Rama po ata nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Në bazuar në vendimet e PD-së forumeve të saj, por jo vetëm kaq bazuar në traditën dhe praktikën e mëparshme të diskutimeve parimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona. Çdo gjë që Edi Rama bën me AliBashën, është një praktikë do të thosha e denigrimit e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të një njeriu apo disa njerëzve që një zot e di çfarë hallesh kanë. Dhe që ndodh siç e patë mbrëmë, të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studiot televizive për mashtrimet që kanë bërë. Pra është një mjerim politik, megjithatë e kanë vetë përgjegjësinë.
Zoti Berisha ju thatë që ka vendimmarrje të strukturave të PD-së për mënyrën se si do jetë qasja e PD për zgjedhjen e presidentit. Por nëse një nga këto tetë emra do të paraqitet për votim në datën 23 maj ditën e hënë. Sjell këtu në vëmendje se disa prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj përgjatë këtyre viteve. Si do të jetë vota e Sali Berishës?
Asnjë diskutim për emra nuk bëjmë jashtë procedurave të cilat i japin opozitës pozicionin e vërtetë që ajo duhet të ketë,. Nuk mundet kurrë opozita të bëhët lolo apo lodër në duart e mazhorancës. Ka një praktikë edhe kur është zgjedhur presidenti Konsensual janë forcat politike ato që kanë marrë vendime. Kur kemi diskutuar për presidentin nuk ka ardhur Gramoz Ruiçi por Edi rama në takim. Pra nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë dhe janë të shkarkuar nga çdo funksion. Ata mund të dalin të recitojnë në breg të Lanës tërë ditën por problemi është se nuk kanë asnjë tagër. Dhe një forcë serioze politike nuk mund të tërhiqet kurrsesi në skenare të tilla. Edi Rama le të vazhdojë rrugën kjo është përgjigja.
Pyetje: Bojkot?
Sali Berisha: Jo nuk është bojkot nuk thashë bojkot, kemi një votë dhe kaq. Unë ju thashë që ne nuk mund të bëhemi pjesë në një procedurë që është e bazuar në fals opozitë.
Pyetje: Që prej 25 marsit kur komisioni i rithemelimit ka marrë drejtimin e PD, asnjë ambasador nuk është ngjitur në selinë blu. Edhe rasti i fundit i Pompeo, nga agjenda shmanget krejtësisht Komisioni i Rithemelimit. A ndjeni keqardhje për këtë? Dhe pas ditës së diel kur të zgjidhet kryetari i ri i PD a prisni të merrni urime nga diplomatët e huaj në Tiranë?
Sali Berisha: Po ndalemi te vizita e ish-sekretarit të shtetit, një burrë i nderuar dhe i respektuar. Siç e patë ju dhe të gjithë ata që dinë të lexojnë, ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë në të cilën do të bëheshin deklarata kundër Sali Berishës. Të gjithë e keni dëgjuar këtë. Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit erdhi, mori pjesë një konferencë për 100 – Vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Bego Yaris. Unë kam respekt të palëkundur për Sekretarin e Shtetit, DASH, qeverinë e SHBA, por të ripërsërisësh në një formë tjetër përfaqësimin me eksponentë të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ta them që është një akt i papërgjegjshëm dhe që nuk iu shërben këtyre marrëdhënieve. U përsërit në një formë më minore akti i dërgimit të Saimir Tahirit në Shtëpinë e Bardhë. A i keni parasysh ato pamje, ato fotografi dhe ato filmime kur karshi presidentit të nderuar të SHBA qëndronte Saimir Habilaj, të cilin opozita e kishte denoncuar te paktën 50 herë deri atëherë me targën, me makinën, me të gjitha që i nxori edhe më pas drejtësia italiane. Por e kishte denoncuar edhe zoti Zagani, ish-shefi i antidrogës. Dhe ky merrej qëllimshëm, dërgohej në krah të djathtë të kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë. Ishte kjo një veprim tmerrësisht i padëshirueshëm. Të njëjtën gjë bënë në këtë konferencë. Taulant Balla, njeriu që ka të dokumentuar me TIMS, 56 udhëtime me Taulant Begon, një nga super trafikantët, na organizon konferencën e 100 vjetorit dhe shpërndan ftesat, në një kohë, për të nderuar 100 vjetorin dhe për të nderuar sekretarin Pompeo mund ta organizonte Universiteti, Ministria e Jashtme, Këshilli i Ambasadorëve, Këshilli i Antlantikut të Veriut e ndonjë institut. Por t’i lësh këto në dorë të Taulant Ballës, për të lexuar Enkelejdi fjalimin që i shkruana ai, kjo është të tallesh, është një akt i papërgjegjshëm. Ndaj dhe e them këtu, zotërinj, kur unë u largova nga pushteti, admirimi, respekti, i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90%. Kjo është e vërteta. Tani se ku është tani, e dini ju vetë, shihni poll-et.Por në këtë rënie jashtëzakonisht problematike dhe të pamerituar tre janë përgjegjësit më kryesorë, George Soros, Edi Rama, Guvernatorja Kim. Këtë e them me bindjen më të plotë. Dhe tani për ta mbyllur, shpifjen që bëri Carlo malavita, i cili është anëtar i organizatës kriminale të grabitjes së pronave publike dhe private të këtij vendi. Aty ku po ndërton është tokë një pjesë të të cilës pronarët fisnikë të Tiranës e falën për të ndërtuar gjimnaz për 50 mijë banorë dhe Edi Rama, ia dha me 1 euro Carlo malavvitës dhe pastaj shkruante se unë paskësh kërkuar takim me Sekretarin Pompeo. Dijeni këtu, Sali Berisha kurrë nuk takon një person që ai vjen në Shqipëri dhe ai vetë nuk kërkon të takojë Sali Berishën. Ky është një ligj i hekurt. Kush vjen në Shqipëri e di që unë jam këtu, po të dojë kërkon, po të dojë s’kërkon, por kushdo që të vijë, unë kurrë nuk kërkoj. Mos e mendoni ndryshe asnjëherë. Nuk kam bërë asnjë përpjekje, as kam patur ndërmend të kërkoj qoftë asnjë lloj takimi me sekretarin e nderuar Pompeo.
Pas dy ditësh që ndenji, kur pa se si u veprua, se si u përpoq të keqpërdorej vizita e tij, pasi dështuan me deklaratën që smorën dot. Sekretari Pompeo me dorën e tij bëri vetëm një njoftim. Udhëtova në Shqipëri për tu takuar me MEK, ishtë kënaqësi shpreh mbështetjen. Dhe nuk tha asnjë fjalë të vetme, as për 100 vjetorin, as për takimin me kryeministrin, se edhe mund ta thoshte pata kënaqësinë që e takova, se për fatin tonë të keq ai është kryeministër. As për marrëveshjen e gazit, dhe për asgjë tjetër. Mendoj se ai twitter shpreh gjithçka për udhëtimin e tij dhe mbi të gjitha dështimin e plotë të të gjithë atyre që u përpoqën të manipulojnë një vizitë që kishte si qëllim takimin me Muxhahedinët, MEK, dhe mbajti një fjalë atje të rëndësishme e të tjera më radhë.
Pyetje: Zoti Berisha javën e kaluar ju u shprehët kundër nismës për Ballkanin e Hapur të ndërmarrënga Kryeministri Rama. Por sot në një konferencë me kryeministrin, presidenti i KE-së u shpreh se e mbështet këtë nismë dhe fton dhe vendet e tjera ta mbështesin?
Nuk e kam lexuar këtë deklaratë. Kini parasysh një gjë. Është pak e vështirë se ndodh që Edi Rama në prani të një zyrtari të lartë të departamentit të shtetit dhe kur ai nuk thotë asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur ky njofton se Presidenti Biden përkrah Ballkanin e Hapur. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për deklaratat që bëjnë zyrtarët e lartë në prani të Edi Ramës.
Pyetje: Zoti Berisha doja t’ju pyesja për Teatrin Kombëtar. Dy vite nga ajo ngjarje aktorët që kundërshtuan shembjen deklaruan se u tradhtuannga opozita. Veçanërisht kanë akuzuar Lulzim Bashën. Njëri prej tyre Edmond Budina ka deklaruar se vetëm Sali Berisha mund ta ndërtojë Teatrin sipas kërkesave të tyre. Zoti Berisha a keni ju një plan për teatrin kombëtar dhe a i qëndroni ju marrëveshjes që beri Lulzim basha nënshkroi verën e vitit 2019.
Sali Berisha: E garantoj zotin Budina, duke i shprehur mirënjohjen më të thellë për qëndresën epike qytetarë të tyre se Teatri do të ndërtohet një për një, siç ka qenë projekti, me të njëjtin material, me të njëjtën formë, me të njëjtin arkitekturë aty ku ka qenë. Ajo ishte një ndërtesë dinjitoze. Ajo ishte dëshmi e një akti hajdutëri të paimagjinueshëm. Ky shtet i kapur bëri ligjin fusha, bën gjithçka duke dëshmuar se sa të shpëlarë në rrafshin kulturor janë këta drejtues. Këta nuk njohin. i shkatërruan vendit dhe kombit një thesar, por fatmirësisht siç jam informuar unë, materialet e ndërtimit të tij që kanë qenë shumë të mira, edhe sot prodhohen, projekti i tij ekziston dhe teatri do ngrihet siç ka qenë.
Pyetje: Për tu kthyer tek Presidenti. Zoti Berisha në mjedisin mediatik por qarkullon informacioni se mazhoranca do i propozojë kuvendit në raundin e 4 dhe të 5 dy njerëz që vijnë nga sistemi i drejtësisë, të akuzuar posaçërisht për korrupsion si Dvorani dhe Ina Rama. Gjithsesi këto mbeten në rrafshin mediatik. Në rast se do të zgjidhen cili do të jetë qëndrimi i PD-së në raport me institucionin e Presidencës.
Sali Berisha: Që të dy janë pa përjashtim subjekt ndjekjeje penale, për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 metra katrorë, ndërkohë kur apartamenti rezulton 128 metër katrorë. Dvorani ka deklaruar se AlbTelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që ky kishte për apartamentin e tij, dhe mbrapa Albtelecom, ky si relator apo gjyqtar ka dhënë 9 vendime kundër agjensive shtetërore në favor të AlbTelecomit privat, për ti shpërblyer AlbTelecom 17 mijë euro. Ai është simbol më i nxirë i korrupsionit të gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të zinxhirit të komandës, me qëllimin e vetëm që dështimi i fazës së parë të kish sukses në fazën e dyte. Pra ka kryer një veprimtari antikushtetuese që nuk parashkruhet kurrë. Këto janë komentet e mija për këtë zonjë dhe për këtë zotëri.
Ju falenderoj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/