Sot Parlamenti Europian votoi sot një rezolutë në përkrahje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë duke theksuar se stacioni i fundit i këtij procesi është anëtarësimi në BE dhe ku bëhet thirrje për të filluar tashmë negociatat për këtë qellim.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo i ka bërë një lexim në detaje rezolutës se Parlamentit Evropian për Shqipërinë.
Ja çfarë shkruan Pollo:
Duhet patjetër të falenderojmë Parlamentin Europian dhe çdo eurodeputet të angazhuar me hartimin e mbështetjen e rezolutës. Por do të ishte e gabuar të kufizohemi me duartrokitje, të mos lexojmë problemet që liston rezoluta të cilat, janë pengesë për hapa para pavarësisht nga çfarë ndodh me negociatat.
Për të ndihmuar informimin e publikut po listoj këtu pasazhet relevante:
1- Shpreh keqardhjen për ndryshimin jokonsensual nga qeveria të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare.
2- Kujton nevojën për të korrigjuar problemet si…votë-blerja; shpreh keqardhjen për mosdënimin në gjykatë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në votë-blerje.
3- Vëren nevojën urgjente për përmirësim lidhur me lirinë e shprehjes, pavarësinë e medias dhe pluralizmin e saj dhe është i shqetësuar nga mosprogresi në këtë lëmë. Shënon se Shqipëria ka rënë poshtë tetë vende në renditjen e Reporterëve pa Kufij.
4- i kërkon autoriteteve që të veprojnë kundër intimidimit të gazetarëve ….politikanët të ndalin sulmet verbale…. Rithekson shqetësimin e rëndë për paketën ligjore “anti shpifje”. Thekson nevojën se AMA duhet të veprojë paanshmërisht. Thekson se Agjencia e Medias e Infromacionit nuk duhet të pengojë gazetarët të gjejnë informacion në burime shtetërore.
5- Shpreh shqetësimin serioz për rrjedhjen masive të të dhënave personale.
6- Nxit Komisionin Europian të zbatojë raportin 01/22 të Gjykatës së Llogarive duke siguruar që fondet e BE të forcojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor përfshi Shqipërinë ( raporti 01/22 ishte kritik ndaj disa reformave të financuara nga BE përfshi edhe Reformën në Drejtësi- gp)
7- Thekson nevojën e domosdoshme për masa që eliminojnë efektet anësore të vetingut si procese të stërzgjatura, konfirmime të ulëta dhe akumulimi i madh i çështjeve për gjykim.
8- Shpreh keqardhjen që denimet për zyrtarë të lartë mbeten të ulëta çka ushqen kulturën e pandëshkueshmërisë
9- Inkurajon eliminimin e mangësive e problemeve me larjen e parave sipas rekomandimeve Moneyval (Raporti vjetor i Moneyval thekson se Shqipëria nuk ka bërë progres gp)
10- Inkurajon autoritetet që të mos lëshojnë pasaporta kundrejt investimeve sepse ka risk sigurie, korrupsioni e evazioni (Rama para dy vjetësh në Londër deklaroi se do e zbatonte këtë skemë, madje u tall me rezervat e Brukselit. gp)
11- Shpreh keqardhjen që buxheti për arsimin në v. 2021 ishte vetëm 2,7% e PBB (pa koment ! )
12- Kujton se projektet infrastrukturore, perfshi Portin Durrës, duhet të respektojmë me standardet europiane të prokurimit publik siç parashikon Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (ky Paragraf është goditje direkte kundër projektit korruptiv me sebepin Nusreti – Al Abaar gp).
13- I bën thirrje qeverisë shqiptare të zhvillojë Tregun e Përbashkët Rajonal/ Procesi i Berlinit (asnjë fjalë për Ballkan hapur). Genc Pollo
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/