Caktohet formalisht raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, Rama sjell vërdallë...

Caktohet formalisht raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, Rama sjell vërdallë në proces segmentet e opozitës

33
0
Shares

Raundi i dytë për votimin e Presidentit të tjetër më 23 maj ora 18:00.

“Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord.” tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Data u caktua pas debateve në Konferancën e Kryetarëve për përcaktimin e datës. As opozita dhe as maxhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani, ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje.

Nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se vendit i duhet një president me qasje euro-atlantike, ndërsa theksoi se socialistët i kanë votat për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit në raundet e mëvonshme, por nuk kanë mandate etike duke patur në fokus personazhet e shpallur “non grata”, të cilët prodhuan disa mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Rama nuk po sillet me sinqeritet në këtë proces pas sipas tij për kërkon ezaurimin e raundeve me shpejtësi deri sa të shkojnë në raundin e katërt dhe të pestë në mënyrë që ta zgjedhin vetë pastaj me 71 vota. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY