Evi Kokalari: Pompeu në Tiranë për të mbajtur një fjalë para një...

Evi Kokalari: Pompeu në Tiranë për të mbajtur një fjalë para një komuniteti joshqiptar, nuk e solli Balla

82
0
Shares

Evi Kokalari, anëtare e Komisionit të Rithemelimit komentoi sot vizitën e Ish Sekretarit të Shtetit në Tiranë,  Mike Pompeo.

Komenti i Kokalarit:

Disa gjera qe duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos ne Tiranë.

1. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.

2. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo Shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverine e Ramës, as për opoziten falco me seli tek rruga Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësise midis Shqipërise dhe Amerikës.

3.Ardhja e tij është kordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe Ms. Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një cmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.

Mos bini preh e filmave që duan t’ju seshin në mbështetje të luftës kundër opozitës Shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.

Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.

Javë të mbarë të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY