Berisha në Fier, kush iu bashkua në panel. Premtimi i fortë i...

Berisha në Fier, kush iu bashkua në panel. Premtimi i fortë i ish kryeministrit

189
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha takoi këtë pasdite demokratët e Fierit ndërsa tha se Rama për ujë dhe drita ka arrestuar më shumë shqiptarë sesa Enver Hoxha.

“Ky i ka futur frikën shqiptarëve duke i çuar në varfëri ekstreme, as rroga as pensionet nuk janë rritur. Jo vetëm që nuk janë rritur por unë do të thoja janë ulur. Po çfarë bën Edi Rama është më keq se Enver Hoxha, 26 mijë shqiptarë arrestoi Enver Hoxha për arsye politike, kurse Edi Rama arrestoi 38 mijë shqiptarë për ujë dhe drita. Askush në botë nuk arreston shtetasit për arsye sociale. Ky e bën këtë për t’i futur frikën shqiptarëve sepse frika është faktor që ul kokën njeriut. Kështu ku i bën shqiptarët për t’i larguar nga vendi. Ky do të bëjë jetën ferr njerëzve”, u shpreh Berisha.

Berisha premtoi gjatë fjalës së tij se vendimi i parë sa të vijë Partia Demokratike në pushet do të kompensohen sipas çmimit të tregut të gjithë pronarët që u është “grabitur” toka nga shteti.

Pyetje nga salla: Çfarë do të bëni zoti Berisha për pronat dhe pronarët?

“Vendimi i parë që do të marrim sa të vijmë në pushtet është që të rikthehet prona tek pronari. Aty ku nuk ekziston mundësia pronarët do të shpërblehet me çmimin e tregut, pa asnjë diskutim. Ky është qëndrim jonë i prerë dhe i padiskuteushëm. I qëndrojmë plotësisht dhe kjo është pjesë kryesore e programit tonë. Ky popull ka nevojë të konsolidojë pronën që njerëzit të lidhen më shumë me këtë vend. Kjo është e ardhmja jonë. Pronën ne e kemi pjesë parësore të programit tonë”, tha Berisha.

Ashtu si në Elbasan Berishës iu bashkua në panel një grup të rinjsh: Alban Haxhi, Mjek/Pedagog
Rexhina Saliaj, studente Stomatologji
Arnold Kariqi, Gazetar
Besart Xhaferi, Sipermarres.
Ivi Shanaj, Stomatologe
Keti Petrela, diplomuar ne Shkenca Sociale. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY