Kim për deklaratën e Ramës kundër Berishës dhe Metës: Nuk duhej përmendur...

Kim për deklaratën e Ramës kundër Berishës dhe Metës: Nuk duhej përmendur emra specifikë. Ambasadorja flet për marrëdhëniet me PD me kryetar Berishën

59
0
Shares

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërsa komentoi në emision Open të Eni Vasilit thirrjet e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK për hetimin e Berishës dhe Metës theksoi se duhet të shmangej përmendja e emrave specifikë.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje: Kryeministri Rama ditët e fundit ka bërë disa deklarata, akuza le t’i quajmë, kritika të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar që të hetojnë kundërshtarët politikë, Berisha dhe Meta. Çfarë do ta konsideronit ju këtë, një shkundje ekstreme, të justifikuar, apo ka diçka që nuk shkon tek ndarja e pushteteve, një shkelje nëse mund ta quajmë të tillë?

Ambasadorja Kim: Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë. Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë.

Në vijim Yuri Kim deklaroi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë.

Eni Vasili: Po, por sipas të gjitha gjasave, më 22 maj, Z. Berisha pritet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Si e prisni këtë rikthim të Berishës?

Ambasadorja KimQëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.

Eni Vasili: Por, a mund të na thoni se cilat do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga Z. Berisha tashmë që siç thatë është dezinjuar non-grata, pasi duket se tani kandidimi dhe fitorja e tij janë thuajse një fakt?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.

Eni Vasili: Zoti Berisha ka thënë, ka deklaruar se dezinjimi mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara. Sa e vërtetë është kjo?

Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY