Edi Rama justifikon votën kundër për genocidin serb në Bonjë. Por Mali...

Edi Rama justifikon votën kundër për genocidin serb në Bonjë. Por Mali i Zi e Kosova e votuan një vit më parë

84
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rrëzimin në Kuvend të draf-rezolutës për genocidin në Srebrenicë të propozuar nga disa deputetë afër Berishës. Përmes një postimi në Tëitter ai thotë se kjo rezolutë ishte një lojë e ulët e Sali Berishës. Më poshtë reagimi i plotë i Ramës.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët! Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik! Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, skruan Rama.

Votimi kundër i deputetëve të qeverisë duke rrëuar rezolutën në Parlamen tnuk mund të justifikohet me Presidencën e Berishës në vitet ’90.

Po ashtu nuk mund të justifikohet as me kohën e gjatë që ka kaluar që prej vitit 1994 kur u krye masakra e Srebenicës në Bosnjë.

Mali i zi e ka miratuar një rezolutë të ngjashme në maj të vitit të kaluar, ndërsa Kosova e ka miratuar në korrik të vitit të kaluar.

Nuk duhet harruar se ka plot raste kur rezoluta për miratimine genocidin të një regjimi mbi një popull marrin edhe mbi 100 vite debat dhe miratohen. E tillë ka qënë njohja e genocidit turk në Armeni nga kongresi Amerikan, genocid që u njoh pas më shumë se 100 vitesh. M.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY