Berisha: Do prish paktin Basha-Rama në Dhërmi, si do jetë kryesia e...

Berisha: Do prish paktin Basha-Rama në Dhërmi, si do jetë kryesia e re e PD pas 22 prillit dhe pse Muça njohu palë atë që s’ishte palë

62
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live zgjedhjet e 22 majit për kryezarin e PD, atë që të ndodhë me opozitën pas kësaj date, cfarë do të përmbajë kryesia e re e PD.

Berisha paralajmëroi protesta dhe zë të fortë në Parlament nga PD dhe opozita ndërsa deklaroi se do të nsalonte një marrëceshka Basha Rama për kodin zgjedhor me premium.

“Kur e di që ndërhyri me të gjithë autoritetin e saj, të merret një vendim të shkruhet ligji në gjykatë, të merret një vendim që s’është marrë kurrë, nuk është shpallur kurrë palë ai që s’ka qenë palë.

Unë nuk mund të kem një vlerësim të veçantë, në radhë të parë është zonja që duhet të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë të këtij vendi, dhe jo sapo reagohet të dilet të thuhet se përfaqëson Presidentin e SHBA.

Kam respekt të palëkundur për Presidentin e SHBA. E kam thënë që kur u zgjodh që është mik i kombit shqiptar dhe nuk besoj që kreu i SHBA, është që përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në një proces gjyqësor në një vend anëtar të NATO-s.

Ajo ndërhyrje e bërë, që e pranoi dhe vetë ishte një atak i madh kundër pluralizmit në Shqipëri.

Nëse qeveria amerikane janë të interesuara për fakte konkrete, ua jap pa asnjë diskutim. S’mund ta besoj kurrë që qeveria amerikane, të jenë për të ndiktuar vendimet anti-ligjore gjykatësve në Shqipëri.

Ajo zonja, Muço, është në vetting. Vettingun e saj e ka një mik Erion Veliajt.”-tha Berisha.

Pjesë nga intervista

Zgjedhjet për kryetarin e PD
Sali Berisha: Unë mund të them një gjë, nëse ka një njeri, sa mund të jetë independent një njeri në parti, është Ibsen Elezi, ka qenë kryetar qarku, kryetar partie. E konsideroj një demokrat të denjë. Ai është një zë që ka qëndruar i pavarur, kontestator… Është demokrat, një njeri i rritur në PD. Mirë me Bashën që s’është pajtur ndonjëherë, por edhe ndaj meje ka mbajtur qëndrimet e veta. Ai e paska dhënë shpjegimin, “e bëj për PD-në”, dhe unë ia besoj, ai mbase e sheh që nuk fiton, por thotë që partia të ketë garë dhe unë e përgëzoj. Ai do të bëjë fushatën e tij, unë do të bëj fushatën time.

Çfarë ndodh me opozitën pas 22 majit?
Sali Berisha:
Opozita do të përpiqet të mbrojë ineresat e qytetarëve shqiptarë nga ky regjim. Do përdorë parlamentin gjerësisht, takimet, protestat, të gjitha format demokratike të një shoqërie të lirë. opozita nuk do të bëjë pazare me Edi Ramën, kjo është e sigurtë, pazaret marrin fund. E lexuat ju? Të mos ketë qenë në funksione shtetërore në 5 vite te fundit. Ky është kandidati i Edi Ramës. Në këto 5 vite Edi Rama e ka patur në detyrë tjetër. Këta diskreditojnë veten.

Draft marrëveshja e Dhërmiut Basha-Rama
Çim Peka: Në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme Rama kërkon të miratohet një Reformë Zgjedhore me prim, nëse Rama-Basha me votat e Bahës në Parlament e bëjnë këtë, ç’do të bëjë opozita?  

Sali Berisha: Opozita do të përdorë të gjithë forcën e saj për të protestuar ndaj kësaj. Edi Rama ka refuzuar primin në 2008 në mënyrë kategorike. Unë ia propozova, e ka Spanja, Greqia, Gjermania, Edi Rama ishte gati të hidhte poshtë të gjithë procesin që të mos e pranonte. Edi Rama tani e kërkon për partinë me kusht që të mos ketë koalicione, këto mund t’ia shesë Lulzim Bashës por kurrë Partisë Demokratike. Kurrë më do të jetë ajo që ka qenë ndaj dhunimeve elektorale të Edi Ramës. Kjo merr fund. PD s’do të jetë më kurrë ajo që ka qenë.

Kryesia e re e PD
Sali Berisha: Kryesi do të ketë pasi të zgjidhet kryetari i PD. Statuti parashikon që kryetari bën disa propozime. Unë kisha një mendim që kryetar mund të konsiderohej komisioni i rithemelimit, por juristët nuk ishin të këtij mendimi dhe dilnin disa shkelje të neneve të statuti dhe thamë jo. Pra, pas 22 majit. Kuvendi vendosi që Komisioni i Rithemelimit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryesisë së PD. Kemi Këshillin Kombëtar, kemi kryetarin e Këshillit Kombëtar. syri.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY