Alibeaj: Do propozoj një President antikomunist, vetë dhe familja

Alibeaj: Do propozoj një President antikomunist, vetë dhe familja

76
0
Shares

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha sot pasdite se deputetët me të cilët u takua u dakordësuan mbi një çështje sa i takon kandidatit për president të republikës, atë të një figure të qartë “anti-komuniste”.

Pavarësisht kërkesës së Rithemelimit të ndërpresë negociatat dhe pavarësisht se nuk arriti të marrë vendimin e mbledhjes së grupi nga dështimi i mbledhjes së kryesisë së grupit, Alibeaj vijon të procedojë sipas për negociatat me mazhorancën.

Ndjej një kënaqësi personale që nuk e kam ndjerë ndonjëherë, të gjithë ata që ishin fizikisht, kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti i republikës që do duhet të zgjidhet tashmë si kërkesë nga ana jonë do duhet të jetë një anti-komunist.

Pas 30 vitesh nëpërkëmbje ndaj këtyre shtresave, tashmë është koha që kandidati të japë shenja të forta anti-komunizmi.

Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje në këto ditë, jo të shitur tek Rama jo po të blerë, jo jo jo, ne duam një anti-komunist, jo vetëm ai të jetë i tillë por edhe familja e tij”, tha Alibeaj.

Në vijim Alibeaj tha para gazetarëve se do shkojë nesër në mbledhjen e kryesisë së kuvendit ku do të kërkojë një president antikomunist.

Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekmarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një proces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë.

E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj.

Ndër të tjera, Alibeaj tha se mbledhja e kryesisë së grupit të PD nuk ishte zhvilluar pasi të pranishmit nuk ishin paraqitur as të premten, as të shtunën dhe as të hënën. Ndërsa shtoi se nuk do të lodhej duke kërkuar sërish mbledhje kryesie duke parë situatën.

Mua nuk më ka shkarkuar askush. Mua më kanë shkarkuar një katër a pesë herë. Për të qenë serioz, unëjam kryetari i grupit parlamentar i zgjedhur në mbledhjen e këshillit zyrtar të PD. Unë nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt. Unë bëj detyrën time si kryetar i grupit parlamentar.

Edhe për çështjet e mbledhjes së kryesisë së grupit, ishte kërkesë e tyre, nuk u mblodhëm atë ditë të premten por u mblodhëm të shtunën. E patë që për një arsye nuk erdhën. Sot po ashtu në orën 09:00 thirrmë mbledhjen e kryesisë por e patë, dhe tani nuk do lodhemi më për këtë gjë”, tha Alibeaj. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY