Eno Bozdo: Nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë...

Eno Bozdo: Nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD

90
0
Shares

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo thotë se nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD. Këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Rezoluta e miratuar prej tij e përcakton qartë këtë fakt!

Postimi i Bozdos:

Dokumenti i shpërndarë dje në “emër të grupit parlamentar të PD”, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t’ia lënë më dorë totalisht Ramës!

Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte “konsensuale” me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat

Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kurndërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar!

PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë! Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY