Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ai është fotografuar në një takim elektoral së bashku me ish-deputetin e Partisë Socialiste të dënuar për prostitucion në Itali, Arben Ndokën.
Në foto, Klajdi Osmani qëndron i ulur përballë Ndokës (në rreth, i dyti nga e djathta). Në tavolinë gjendet edhe Nehat Rama, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama (personi përballë në foto).
Angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj. Por kjo nuk e ka penguar Klajdi Osmanin që të bëjë fushatë për socialistët në Dibër, në moton “policia që duam”.
Mbetet në dorën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të marrë (ose jo) masë ndaj tij, pasi fotoja përbën një provë flagrante të shkeljes së ligjit nga një drejtues i policisë së shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/