7 persona në polici për goditjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit

7 persona në polici për goditjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit

52
0
Shares

Policia e Elbasanit ka shoqëruar 7 persona në lidhje me plagosjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në rrugicat e lagjes së kalasë teksa 51 vjeçari kthehej për në shtëpi.

Sulkuqi është goditur disa herë me leva në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit ku edhe do të pyetet nga policia mbi ngjarjen. Dyshimet e para të policisë bien mbi konflikte të mundshme për shkak të detyrës.

Policia ka sekuestruar kamerat afër vendit të ngjarjes për të fiksuar autorlt e ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY