EMRI/ Qëlloi mbi drejtorin e shkollës Willson, arrestohet autori

EMRI/ Qëlloi mbi drejtorin e shkollës Willson, arrestohet autori

73
0
Shares

Është vënë në pranga autori 31-vjeçar i atentatit ndaj Lulzim Mashës, drejtues i shkollës Willson.

Tasi qëlloi me armë zjarri ndaj drejtorit të shkollës “Wilson” në 18 janar të këtij viti pranë Liqenit të Thatë, teksa Masha po lëvizte me automjetin e tij. Masha u qëllua me 3 plumba, 2 prej të cilëve e kapën në makinë ndërsa Skerdi Tasi u largua në këmbë nga vendngjarja.

31-vjeçari është arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:
– S. T., 31 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY