Bardh Spahia merr drejtimin e bashkisë së Shkodrës, premtimet e tij para...

Bardh Spahia merr drejtimin e bashkisë së Shkodrës, premtimet e tij para qytetarëve

43
0
Shares

Bardh Spahia ka marrë këtë pasdite mandatin e kryetarit të Bashkisë Shkodër në praninë e deputetëve si dhe këshilltarëve bashkiakë.

Në fjalën e tij në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër, Spahia tha se do të jetë kryetar i gjithë shkodranëve.

“Do të japim maksimumin që të kërkojmë mundësi të tjera për të shtuar investimet. Të bashkëpunojmë të gjithë bashkë për Shkodrën. Dera e Bashkisë Shkodër do te jetë e hapur për çdo shkodran pa asnjë dallim.” – u shpreh Spahia.

Spahia falenderoi të gjithë qytetarët e Shkodrës përfshirë edhe ata që nuk e mbështetën duke premtuar se do të ishte shërbëtor i tyre.

“Falënderimi im është për të gjithë pa përjashtim, ata që më votuan dhe ata që për një arsye apo tjetër nuk votuan për mua. Unë kam bërë një premtim para banorëve të Shkodrës gjatë fushatës elektorale dhe e përsëris sërish para jush edhe sot: Do të jem kryetar i gjithë shkodranëve, pavarësisht zgjedhjes së tyre me 6 mars 2022.

T’i shërbej Shkodrës është nder por mbi të gjitha përgjegjësi e madhe për mua.

Është e vertetë që ky mandat që nis sot, është i shkurtër në kohë, por Ne do të japim maksimumin tonë, të gjithë bashkë, që jo vetëm të realizojmë projektet e prioritetet tona por të kërkojmë e të gjejmë edhe mundësi të tjera për të shtuar investimet dhe vëmendjen ndaj Shkodrës”, thekson ndër të tjera Bardhi.

Kryetari i Bashkisë Bardh Spahia fitoi në zgjedhjet e 6 marsit përballë kandidatëve Xhemal Bushati të PD dhe Majlinda Angoni të PS. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY