Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, merr pjesë Berisha: Pretendimi...

Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, merr pjesë Berisha: Pretendimi i Alibeajt është bërë nul nga 11 dhjetori. Cilët deputetë munguan

94
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh këtë të enjte në selinë e PD ndërsa nuk u shmangen debatet mes Alibeajt e Berishës në lidhje me përjashtimin e Berishës nga grupi në shtator të 2021 me vendim të kryetarit të atëhershëm, Lulzim Basha.

Kryetari i grupit parlamwntar, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur se duhet të pranoni realitetin dhe të kuptojnë se PD tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, dhe se vendimi për përjashtimin e tij është i pavlefshëm.

Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum”, është shprehur Alibeaj.

Më pas ka reaguar Berisha.

Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit”, ka deklaruar Berisha.

Në këtë mbledhje munguan 10 deputetë disa prej të cilëve kanë mbajtur një qëndrim jo përjashtues ndaj Berishës, edhe pse kanë deklaruar se rikandidimi i tij si kryetar nuk duhet të ndodhë.

Po ashtu në mbledhje mungoi edhe Lulzim Basha.

Mbledhja zgjazi më pak se një ore ndrsa paa saj ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se do të jetë pjesë e grupit parlamentar.

Gjatë një deklarate për mediat në dalje të selisë së PD-së, Berisha tha se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar është “nul”.

Sali Berisha në përfundim të mbledhjes: Vendimi për të më përjashtuar nga grupi parlamentar është “nul”. Është një realitet që nuk ekziston. Vendimi që pretendon Alibeaj është “nul” dhe nuk ekziston ky është vendimi i bazuar në ligjet e vendit dhe të PD dhe ky është qëndrimi im.

A do të bëni një hap pas? “Është gabim të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik . Grupi parlamentar do të ketë takime dhe do të diskutojë, është organ legjislativ i PD që do të bëjë debate i hapur për gjithçka. Është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saja që e bën edhe më demokratike, kjo është e vërtet.

Je non grata thotë Alibeaj- “Cilido që mendon bën zgjedhjen e tij por demokratët kanë folur për to, më 11 dhjetor 18 dhjetor dhe më 6 mars. Kombinacione Basha – Rama kanë marrë fund, ishte vendim që ishte nul. Para atij vendimi midis atij vendimi të paqenë unë zgjodha anëtarësinë e partisë e cila e gjykoi, i dha Lul Bashës shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor, Basha nuk është këtu dhe dha dorëheqjen.

Me çfarë para po bëhet rikonstruksioni i godinës? “Nuk kam dijeni por do të kërkoj të bëhet transparenca, normalisht kjo parti ka financa por si është gjendja e arkës në këtë parti nuk ia kam idenë”, tha Berisha.

Në përfundim të mbledhjes ka bërë një deklaratë edhe Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se prania e Berishës, është një pushtim, dhe nuk shërben për bashkimin.

Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit:

Qëndrimi është i qartë për këdo, është një atmosferë pushtimi, ajo që është kërkuar nga unë, është që të gjejmë spiralen e bashkimit. 

Palët do të duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre, në këto 6-7 muaj është zhvilluar një gjuhë e dhunshme, sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar grupin parlamentar të PD. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, duhet bërë disa akte, ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele nuk japin sinjale të bashkimit, kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme, që demokratët në bazë të bashkohen.

Çfarë është tjetër e rëndësishme, që të jemi fitues, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu si Basha dha dorëheqjen, si simetri duhet të japë dorëheqjen edhe pala tjetër. Ja kemi detyrim njerëzve që ta kërkojmë këtë. a.b

Deputetët e pranishëm në mbledhje:

1.Luan Baci
2.Edmond Spaho
3.Tritan Shehu
4.Flamur Noka
5.Bledian Nallbani
6.Selaudin Jakupllari
7.Kasteiot Piroli
8.Belind Kellici
9.Sorina Koti
10.Ervin Salianji
11.Dhurata Cupi
12.Arbi Agalliu
13.Luciano Boci
14.Edi Paloka
15.Isuf cela
16.Dashnor Sula
17.Gerta bardeli
18.Xhelal Mziu
19.Enkelejd Alibeaj
20.Flamur Hoxha
21.Agron Shehaj
22.Lefter Geshtenja
23.Tomor Alizoti
24.Helidon Bushati
25.Gazment Bardhi
26.Zef Hila
27.Ramadal Lika
28.Albana Vokshi
29.Eralda Tase
30.Oerdi Bylykbashi
31.Bujar Leskaj
32.Andia Ulliri
33.Lindita metaliaj
34.Sali berisha
35.Sajmir Korreshi
36.Ina Zhupa
37.Emilia Koliqi
38. Jorida Tabaku
39. Elda Hoti
40. Merita Bakiu
41. Fatjon Veizaj
42. Ferdinand Xhaferraj

Mungon
1. Lulzim Basha
2. Flutura Acka
3. Grida Duma
4. Ilda Dhori
5. Kasem Mahmutaj
6. Kreshnik Collaku
7. Oriola Pampuri
8. Zheni Gjergji
9. Agron Gjekmarkaj
10. Alfred Rrushaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY