Borisov lirohet nga arresti, kryeministër në tre mandate u akuzua nga BE

Borisov lirohet nga arresti, kryeministër në tre mandate u akuzua nga BE

56
0
Shares

Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe dy pjesëtarë të tjerë të qeverisë që u arrestuan një ditë më parë në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, u lanë të lirë.

Boyko Borisov u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.

Bashkë me të u arrestuan ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.

Borisov është zyrtari i parë i lartë që arrestohet nga institucioni i prokurorisë së BE, i cili u themelua një vit më parë.

Ai ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Bullgarisë, duke u zgjedhur për herë të parë në 2009. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY