BUJAR LESKAJ/ Demokratët duhet të fillojnë menjëherë procesin e bashkimit

BUJAR LESKAJ/ Demokratët duhet të fillojnë menjëherë procesin e bashkimit

71
0
Shares

Nga Bujar Leskaj (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Në politikë vlera matet në administrimin e humbjes!

Kur fiton merr përsipër përgjegjësinë dhe peshën e fitores e përgjegjësisë. Kur humbet qëndron pas dhe ndjek vendimet e shumicës. Nuk hedh gurë. Këtë përcaktojnë rregullat e demokracisë dhe rregullat e moralit dhe etikës. Në politikë madhështia e liderit matet dhe duket jo tek fitorja, por tek administrimi i humbjes.

Një humbje në politikë nuk sjell fundin e botës. Por analiza realiste e gjakftohtë dhe administrimi i humbjes, në rast se është realiste mundet të sjellë fundin e gabimeve, ose, në rast se është katastrofike mundet të sjellë një dëm edhe më të madh nga vetë humbja dhe fundin e një epoke.

Në demokraci opozita është pasqyra ku pozita duhet të shikojë veten e të korrigjohet.

Sot demokratët gjenden përpara një udhëkryqi jashtëzakonisht të vështirë dhe një dileme të vërtetë ekzistenciale, sepse dëmi që i është bërë opozitarizmit dhe demokracisë në Shqipëri është shumë i rëndë.

Demokratët duhet të fillojnë menjëherë dhe pa asnjë paragjykim procesin e vështirë, por të domosdoshëm të bashkimit. Asnjëra palë nuk duhet të anatemojë, intimidojë apo paragjykojë palën tjetër. As të flasë me “arrogancën” e “fituesit”.

Përkundrazi!
Mos të harrojmë, “përballë” nuk duhet të jenë ata demokratë që dje ishin përkrah dhe duhet që nesër të jenë bashkë me ne kundër kundërshtarit të vërtetë të demokratëve dhe shqiptarëve.

Në fund të fundit, pavarësisht divergjencave kundërshtari i vërtetë sot është grabitësi i zgjedhjeve të 25 prillit, Rama dhe sekti i tij, që ka kapur për gryke dhe po mban peng Shqipërinë, të ardhmen e saj, ekonominë, mirëqenien dhe perspektivën e shqiptarëve.

Natyrisht, këtë sekt në qeveri, e rrëzon vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar, e hapur, e fortë; e cila do të përthithë të gjitha forcat progresiste dhe të funksionojë në bazë të njohjes së fraksioneve dhe pranimit të mendimit ndryshe.

Procesi i bashkimit në PD duhet të vijë pa sforco, por duke pasur disa parime elementare të demokracisë: institucionin e dorëheqjes, votën e lirë dhe dhënien vlerë asaj, primaret, meritokracinë dhe duke shmangur gjuhën e urrejtjes dhe përçarjen e bazës.

Modeli i primareve duhet të implementohet në çdo strukturë të Partisë Demokratike, vertikalisht nga poshtë- lart dhe jo nga kryetari në bazë.
Primaret, të iniciuara e zbatuara nga Foltorja, duhet të thellohen me kritere të qarta meritokracisë, politike, intelektuale, qytetare dhe të shërbejnë si model politik për të gjithë në të ardhmen.

Gjatë gjithë kësaj kohe mendjet e ftohta kanë këmbëngulur jo te përçarja, por tek bashkimi i PD.

Dhe bashkimi në Partinë Demokratike si proces duhet të nisë sa më shpejt, në të kundërt rrezikohet seriozisht opozitarizmi dhe vetë Demokracia.

Partisë Demokratike nuk i tepron asnjë demokrat!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY