Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, iu përgjigj dje batutave që kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri për librin e tij “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pëllumbi i kujton kryesocialistit se kur zhvilloheshin këto debate të brendshme në PS, ai ishte pjesë e Partisë Demokratike.
Në darkën me të ftuarit specialë me rastin e 25-vjetorit të Partisë Socialiste kreu i saj nuk ka kursyer batutat edhe rreth librit të profesor Pëllumbit. Porosia e tij ishte që të mos shkruajë libër tjetër që, pasi sipas rrjedhës historike të kësaj partie, do të kishte protagonist vetë Edi Ramën.
“Një dolli për profesor Servetin! Profesor Serveti ka shkruar një libër për PS-në. Uroj që mos shkruash librin e dytë dhe të tretë se te njëri prej tyre do të jem unë dhe nuk i dihet si do dal”, është shprehur Rama gjatë darkës.
“Zoti Rama do të bënte mirë të mos fliste për njerëz dhe ngjarje në Partinë Socialiste për kohën që vetë ishte në PD”, ishte përgjigja ironike e Servet Pëllumbit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/