Forcat ruse gati të sulmojnë Odesën

Forcat ruse gati të sulmojnë Odesën

58
0
Shares

Ushtria ruse po përgatitet të bombardojë qytetin port të Ukrainës, Odessa, deklaroi sot Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik”, tha Presidenti Zelensky.

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht, pavarësisht rreshtimit të flotës ushtarake ruse përballë saj.

Zelensky gjithashtu ka shprehur zemërimin që NATO po refuzon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës që do të pengonte Rusinë të kryente sulme ajrore.

Odeaa është qytet port më i madh i Ukrainës dhe marrja nga rusët do ta vështirësonte rezistencën e forcave ushtarake të Ukrainës. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY