Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rusia zgjeron luftën, bllokon mediat ndërkombëtare dhe ruse, nxjerr ligjin që të burgos për lajmet

04/03/2022
Perëndimi kërkon më shumë prova për tërheqjen ruse nga sulmi mbi Ukrainën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ligj që penalizon shpërndarjen e falsifikimeve në lidhje me veprimet e Forcave të Armatosura Ruse u miratua nga Duma e Shtetit.

Sipas dokumentit, gjobat për shkelje të tilla mund të arrijnë në 1.5 milion rubla.

Nëse falsifikimet kanë shkaktuar pasoja të rënda, shkelësi mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha se projektligji do t’i dërgohet menjëherë Këshillit të Federatës për shqyrtim, pas së cilës nisma duhet të miratohet nga presidenti rus.

Në të njëjtën kohë faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të mediave, BBC dhe Deutsche Welle, janë bllokuar në Rusi, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck.

Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google.

Ky hap është marrë në orët e para të 4 marsit dhe vjen pas disa kërcënimeve ndaj Radios Evropa e Lirë dhe mediave tjera për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Kjo bllokadë ua pamundëson rusëve qasjen në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Shërbimet rajonale të REL-it, Sever.realii, Sibir.realii dhe Kavkaz.realii, janë bllokuar po ashtu në Rusi.

Faqja e Current Time, televizionit në gjuhën ruse – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – është bllokuar nga autoritetet ruse nga 28 shkurti, ndonëse shërbimi ka gjetur mundësi për të shmangur bllokadën.

Gazetarët e mediumit Meduza, me bazë në Letoni, që transmeton në gjuhën angleze dhe ruse, kanë thënë se “gjithçka tregon se faqja jonë është bllokuar në Rusi”.

“Këto kohëra do të kalojnë. Ne do të vazhdojmë punën”, kanë thënë ata.

Zyrat e Shërbimit rus të REL-it kanë pranuar gjashtë njoftime nga rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor më 2 mars, duke kërcënuar me bllokim të faqeve.

Rregullatori ka thënë se materialet e publikuara “kanë qenë qëllimshëm të rreme për sulmet e supozuara ruse në territorin e Ukrainës” në mënyrë që të “krijojnë panik mes njerëzve”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.