Kodi për tërmetet në Shqipëri, ai i vitit 1989!

Kodi për tërmetet në Shqipëri, ai i vitit 1989!

471
0
Shares

Shqipëria ka end ende në fuqi një kod antitërmet të vitit 1989 sipas të cilit nuk përmbushen të gjitha nevojat e mbrojtjes nga termetet gjatë ndërtimeve të viteve të fundit.

Vendi ynë është i përfshirë në hartën sizmike dhe është i rrezikuar nga tërmetet dhe pasojat e tyre.

Pas tërmetit fatal ne Itali, sizmologët rekomandojnë marrjen e masave, për te shmangur tragjedi te këtyre përmasave.

Profesori i Institutit te Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, Llambro Duni, këmbëngul për ligjërimin e standardeve evropiane antisizmike, gjatë nje bisede me tv vizionplus. Sipas tij, vendi ynë ka ende ne fuqi kodin e viteve 1989, sa i përket respektimit te kushteve antitermet ne fushën e ndërtimit. Krahas këtij procesi, sizmologët sugjerojnë rivlerësimin e te gjitha objekteve te hershme publike, institucione, por kryesisht shkolla dhe spitale.

Një termet me madhësinë e atij te Italisë, i shkalles rihter, mund te kishte pasoja te renda ne shkollat apo spitalet e vendit. Ne historikun e tërmeteve ne Shqipëri me i fuqishmi konsiderohet ai i Shkodrës ne 1979. Madhësia e tij ka qene 6.9 dhe krahas dëmeve te konsiderueshme ne objekte, tërmeti shkaktoi 35 viktima. Sipas sizmologëve, pjesa perëndimore e vendit deri ne Sarande është me e rrezikuar nga tërmetet

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY