Deputeti i PDsë, Flamur Noka në një dalje për mediat ka komentuar foton e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me një gazetar të huaj, e shkrepur gjatë operacioneve antikanabis. Noka thotë se Tahiri shfrytëzon gazetarin për t’i bërë publicitet vetes, në një kohë që sipas tij, është i zhytur dhe i lidhur me krimin. Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri thote Noka duke ironizuar Tahirin.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës
Paska bërë tahiri i brendshëm ca foto me një gazetar të njohur, sikur është në krye të një operacioni anti-drogë.
Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri.
Dua ti kujtoj tahirit të brendshëm nëse i foli gazetarit;
1-Që i ka dhënë makinën e tij private habilajve, grupit më të madh të trafikut të drogës në zonën Fier-Vlorë
2-Që është i mërzitur kohët e fundit se prokuroria me ndihmën e partnereve i ka futur në burg kumbarin e tij Shullazi
3-Që ka djegur laboratorin e drogës për të zhdukur provat për trafikantët e mbrojtur prej tij
4-Që ai për interes të Edi Ramës mban llogaritë e 30 përqind të përfitimit për cdo rrënjë kanabis
5-Që siperfaqja e mbjellë me drogë vitin e kaluar është 5-fishuar, ndërsa këtë vit droga ka pushtuar gjithë vendin
6-Që Shqipëria renditet e para si vend prodhues i drogës në BE
7-Që drejtuesit e tij të policisë janë në krye të këtij biznesi, ruajnë dhe kontrollojnë këtë trafik dhe vjelin taksën 30 përqind
8-Që cdo burim e aset bujqësor është kthyer në dispozicion të drogës
9-Që janë të paktën 4 të vrarë në dy muajt e fundit për parcelat e drogës
10-Që ekonomia kriminale e drogës po asfikson ekonominë e ndershme në vend
Këto janë të vërteta e drogës dhe tahirit të brendshëm që i di mbarë opinion publik. Këto bën mirë tia thotë edhe gazetarit të cilin e shfrytëzon për të përmirësuar imazhin e tij. Një përpjekje e dëshpëruar se nuk ka si të përmirësohet imazhi i një ministri të krimbur në krim e trafiqe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/