SKANDALI/ “Është paguar 35 milionë euro por nuk kemi incenerator. Është landfill”

SKANDALI/ “Është paguar 35 milionë euro por nuk kemi incenerator. Është landfill”

63
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku tha sot nga ambientet e inceneratorit të Tiranës se janë paguar 35 milionë euro por nuk kemi incenerator. “Është landfill, nuk është incenerator. Jemi përpara një afere të jashtëzakonshme korruptive”, tha ajo.

Ndërsa deputetja Ina Zhupa e cila ishte tek vendi i krimit po ashtu tha se duke vjedhur taksat e qytetarëve, janë duke mashtruar me një proces që nuk është duke ndodhur. Ajo që ndodh çdo ditë në këtë landfilli, është thjesht groposje, SPAK ta ndalojë këtë aferë, tha ajo.

Deklaratat e Tabakut dhe Zhupës:

Jorida Tabaku: Kemi ardhur në inceneratorin e Tiranës, siç e shihni incenerator nuk është. Sot në landfillin e Tiranës, ashtu siç e treguan pamjet, ashtu siç e vërtetoi edhe punonjësi nuk ndodh procesi i incenerimit.

Kemi këtu prapa procesin e diferencimit të mbetjeve i cili është për Bashkinë e Tiranës, Kavajës dhe Durrësit dhe 700 ton mbetje siç e shikoni janë të gjitha këtu.
Dua t’i kujtoj të gjithë qytetarëve shqiptarë që ky koncesion i kushton buxhetit të shtetit 430 milionë euro. Jemi përpara një investimi 430 milionë euro.
Sot siç e shikoni të gjitha, është paguar 35 milionë euro por nuk kemi incenerator. Është paguar tarifa e incenerimti por nuk kemi incenerator.
Sot të gjithë e shikojmë që kjo është një aferë korruptive, jo vetëm në procedura, jo vetëm në një rritje të kostos nga 90 milionë euro shkoi në 430 milionë euro, por është një aferë korruptive edhe në zbatimin e saj.
Unë kam respekt për këdo nga punonjësit që punon këtu por shpresoj që askush të mos bëhet më mbrojtje e korrupsionit.
Të gjithë e pamë që fusha atje duhej të ishte fusha e incenerimit. Ajo sot është bosh. Ka vonuar kryetari bashkisë së Tiranës së ndërtimit, thonë punonjësit.
Po pse edhe për këtë përgjegjësi opozita do të mbaj, se kur nxjerr lejet e ndërtimit kryetari i bashkisë.
Sot ne jemi përpara një afere të jashtëzakonshme korruptive dhe unë ju falënderoj ju për interesin. Falënderoj të gjitha mediat që më kanë ndjekur që në mëngjes, por edhe në ditët e kaluara të Komisionit Hetimor.
Por sot siç kam ardhur për të parë:
A po vërtetohet kjo kontratë?
Apo zbatohet kjo kontratë?
A kemi shkelje sipas KLSH-së?
Ashtu do t’i shkojmë kësaj afere deri në fund.
Sot, si në inceneratorin e Fierit, zbuluam se nuk ka incenerim. Është e kotë që quhet incenerator. Është e njëjta situatë siç ishte më parë. Është landfill, nuk është incenerator. Dhe fatkeqësisht afera korruptive vazhdon. Përveç dhënies me koncesion, përveç fondit të trefishuar me korrupsion edhe në zbatim të saj, afera korruptive vazhdon.

Ina Zhupa: Qytetarët e Tiranës paguajnë edhe një kompani e cila është Eco Risaitëlling, që do të thotë nëse e keni parë nëpër rrugët e Tiranës, ka disa kosha me ngjyra të cilat parashikojnë ndarjen e mbetjeve në burim. Ndërkohë siç jeni në dijeni dhe siç mund ta shikoni edhe nga dy koshat që janë ndarë këtu, nuk ka ndarje të diferencuar të cilët ne e paguajmë me taksat tona dhe siç e kërkon kontrata, se diferencimi nuk bëhet këtu me këta dy ekskavatorët që nuk bëjnë asgjë dhe ju ftoj që t’i filmoni nga afër, sepse këtu nuk po bëhet asgjë për shkak sepse ata të dy nuk bëjnë dot ndarjet e mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme. Thjesht po i marrin në një pozicion dhe i hedhin në tjetrin. Sipas kontratës, këtu vijnë të ndara mbetjet e qytetit të Tiranës, sidomos zona e verdh e cila është parashikuar dhe kosha. Që do të thotë, janë duke vjedhur taksat e qytetarëve, janë duke mashtruar me një proces që nuk është duke ndodhur, sepse realisht mbrapa nesh, maksimumi mund të jenë hedhur 5 kosha në mënyrë të padiferencuar dhe thjesht po lëvizen nga njëra anë në tjetrën. Unë do ta filmoj nga afër dhe ju ftoj që edhe ju ta filmoni nga afër. Ndërkohë, ajo që ndodh çdo ditë në këtë landfilli, është thjesht groposje, me qëllim që ndoshta në një të ardhme, në qoftë se kjo nuk bllokohet nga SPAK-u, duke qenë se ata e kanë nën hetim, mund të funksionoj një incenerator. Por ne nuk kemi paguar që të marrim të njëjtin shërbim, siç e merrnim më përpara, sepse groposje kishim dhe groposje kemi për të paguar një kosto që shkon 96 euro. Pse shkon kaq shumë? Sepse ne paguajmë si për pjesën e menaxhimit të mbetjeve  të qytetit, kompanive që mbledhin mbetjet si për pjesën e depozitimit të Sharrë që është 41 euro. Pra, paguajmë 55 euro për pastrimin e qytetit për ta dhe paguajmë dhe 41 euro për depozitimin në Sharrë dhe paguajmë 96 euro për të mos marrë shërbim dhe për të pasur Sharrën që kishim vetëm me ndryshimin e madh se tani e paguajmë një monopol  në privat në të cilin merr miliona euro dhe nuk i dihet destinacioni. Buxheti i shtetit I ka paguar 100%, i kanë ndenjur korrekt koncensionarit ndërsa koncensionari ka vënë në dobi vetëm 30%, 70% ku shkojnë?
Siç ua sqaroi edhe zonja Tabaku kanë qenë dy mënyra të ndryshme, nuk llogaritej për ton. Ka qenë një studim i zotit Basha me Bankën Botërore dhe me GIS  dhe në qoftë se do të ishte kjo formë dhe shkonte në total pra, bashkë me kostot e pastrimit dhe depozitimit, shkonte te 30 euro. Në qoftë se do të ishte bërë. Ndërsa mënyra e menaxhimit përpara ka qenë shërbim publik. Do të thotë llogaritej një zë brenda buxhetit, buxheti brenda ndërmarrjes dhe kjo ishte kostoja që kishte koncesioni. Nuk llogaritej për ton sepse s’po ia jepnin privatit.
Ne kemi ardhur sot për të demonstruar para të gjithë shqiptarëve atë që kemi thënë prej disa viteve: Nuk ekziston inceneratori i Tiranës. Paguajmë për incenerim dhe nuk marrim incenerim. Marrim të njëjtën gjë që kishim përpara se t’i jepnim monopol Zotos, Mërtirit, Gugalljës kushdo qofshin mbrapa tyre. Ne kemi ardhur për të treguar se po paguajmë për diçka që nuk e  marrim. Mbrapa nesh janë tre kosha plehrash që nuk ndodh asgjë, vetëm groposen në Sharrë në kurriz të qytetarëve dhe të taksave të qytetarëve. Kaq e thjeshtë është, është një aferë korruptive që SPAK duhet ta hetojë dhe të çojë përpara hekurave atë që është kreu i grupit të strukturuar kriminal, Edi Ramën dhe ministrat e tij.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY