Një grup prokurororësh nga Belgjika prej 2 ditësh ndodhen në Tiranë ndërsa kanë bërë takime në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës.
Grupi belg përbëhet nga 7 perssona, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar i lartë policie
As SPAK dhe as prokuroria e Tiranës nuk japin detaje rreth takimeve por burime bëjmë me dije se hetimet e belgëve po bëhen për çështjen e toyota yaris.
https://youtube.com/shorts/Jploy7FQgaM?feature=share
Hetuesit nga Brukseli kanë kërkuar marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili në fakt paralajmëroi për makinën me miliona euro. Nuk dihet nëse do thirret edhe Taulant Balla. Mësohet se prokurorët kanë këmbëngulur për të marrë në pyetje Bashën ndërkohë që kanë bërë disa fletëthirrje për të që nga 2019.
Pala belge dhe ajo shqiptare janë duke shkëmbyer informacione edhe për ngjarje kriminale të ndodhura në Belgjikë apo
persona që merren me trafikun e kokainës.
Historia:
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Ngarkesa ishte nisur nga Belgjika.
Policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje, ndwrsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit brenda “Toyota Yaris” do t’i kalojnë shtetit.
Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm. Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është dënuar Elvis Vladi nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për veprën e mosdeklarimit të hollave në kufi, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/