Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli lë në burg për 6 vjet të riun nga Kurbini, marrëdhënie sek*uale me dhunë me të mitura

08/02/2022
Gjyqtari Zamir Poda u rrëzua nga mazhoranca në vitin 2009
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi dënimin me 6 vjet burg për Ervis Gjecin i cili u akuzua për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura.

Detajet e ngjarjes:
M
ë 11 qershor 2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, sëbashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me Ervis Gjeci i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur Gjeci i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2  të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin,  me vendimin nr. 1330-188 datë 04.12.2020 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Gjeci për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë metë mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a prg.2 i Kodit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite  burgim.

–Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale” dënimin me 9 (nëntë) vite burgim.

–Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimitdhe përfundimisht i  pandehuri E.Gj dënohet me 6 (gjashtë) vite burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale E.GJ, i cili  kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm për veprat penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2  të K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 88 datë  08.02.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.