Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkatërrimi i Urës së Zogut në Milot, në pranga 3 persona. Sekuestrohen kamionë dhe eskavatorë

08/02/2022
Shkatërrimi i Urës së Zogut në Milot, në pranga 3 persona. Sekuestrohen kamionë dhe eskavatorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet nga policia e Lezhës operacioni policor i koduar “Miloti”.

Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve “.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte në shtratin e lumit Mat.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Mat, falë dhe informacioneve të qytetarëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Miloti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. M., 43 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin, V. P., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe M. Ll., 61 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, tek vendi i quajtur “Ura e Zogut”, në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i dy kamionëve shërbenin për marrjen e inerteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Lezhë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.