Kronika e Tiranës, 10 persona në pranga gjatë fundjavës, ngacmoi të mitur,...

Kronika e Tiranës, 10 persona në pranga gjatë fundjavës, ngacmoi të mitur, mbajti armë, ndërtoi pa leje, kërcënim me mesazhe

44
0
Shares

Vihen në pranga 10 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit N. C., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, një mjet prerës dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 43 vjeç, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, dhe proceduan penalisht shtetasit B. S., 36 vjeç, dhe S. A., 42 vjeç, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, pasi shtetasi R. K., ka ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kopetente, ndërsa shtetasit B. S., dhe S. A., të cilët ishin të pasiguruar, u konstatuan duke kryer punime në këtë objekt.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. N., 19 vjeç dhe Y. T., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetet përkatëse;

– Gj. J., 28 vjeç, A. M., 28 vjeç, dhe Xh. E., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit B. M., 27 vjeç, G. M., 31 vjeç dhe Xh. M., 26 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për tu identifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. T., 29 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka goditur me grusht shtetasin R. K., 32 vjeç, dhe e ka kërcënuar me mesazhe, me anë të rrjeteve sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin P. K., 30 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin K. L., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY