Tahiri vendoset te 313, adresa, godina nr.2

Tahiri vendoset te 313, adresa, godina nr.2

35
0
Shares

Saimir Tahiri ka mbërritur këtë mbrëmje në Burgun 313. Ish-Ministri i Brendshëm është vendosur në godinën numër 2 në Burgun 313 pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ai u dënua me 3.4 vite burg duke ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë që e dënoi me shërbim prove.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar në fakt 12 vite burg për Tahirin, të cilin e akuzonte për 3 vepra penale: “Abuzim me detyrën”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”.

Kush janë gjykatësit dhe prokurorët q dënuan Tahirin?

Kryesuesi i trupës ishte Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalanë. Megjithëse prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u qëndruan akuzave për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e shtatorit 2019 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënoi Tahirin me 5 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 3.4 vjet. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, pezullimi i dënimit për Tahirin u cilësua i pabazuar duke e çuar pas hekurave.

Engert Pëllumbi i komanduar në Gjykatën e Apelit të Vlorës në tetor të vitit të kaluar kaloi vetingun. Ai përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

Gjyqtarja Igerta Hysi e Gjykatës së Fierit u konfirmua në detyrë në nëntor të 2021 duke kaluar me sukses vetingun. Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Fier.

Florjan Kalaja u konfirmua në detyrë në dhjetor 2020. Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY