Policia e Krujës korri sot rreth 3 dynymë me bimë narkotike në dy fshatra të rrethit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së pandërprerë dhe zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë asgjësuar 3200 bimë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Gryke Shkalle”, dhe “Shtrati i Lumit Gjole”, Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 3200 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/