Një gazetar i njohur i radios ka ndërruar jetë. Ai është Leonard Maloku dhe punonte në një radio të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e radios ku ai punonte, në Paper Radio.
“Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim. Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme. Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës” thuhet në njoftim. a.b





