Dyert e selisë së PD në Gjirokastër u shkallmuan sot nga anëtari i kryesisë së selisë së PD, Roland Bejko ndërkohë që është dëmtuar edhe databaze e degës së PD.
“Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre pesonave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar”, tha në një deklaratë për mediat Dasho Aliko, kreu i PD së Gjirokastrës.
Deklatata e Dasho Alikos:
U njoftuam nga disa qytetarë që tek zyrat e PD në degën e Gjirokastrës, një grup njerëait kishin ardhur dhe në mënyrë barbare i binin me shkelma derës së zyrës kryesore. Ata janë pjesa jonë dhe u bëjmë thirrje të bashkohen me shumicën. Nuk shqyhet dera e PD me shkelma për asnjë arsye, çdo gjë të bëhet me mirëkuptim. Bejko të respektojë anëtarësinë që e ka votuar me qindra herë. Nuk e kemi pronë të babait këtë. Ne e dimë sesa është reputacioni i cdokujt prej neve, e dimë sesa vota mbledhin. Ju e patë edhe vetë sesi në mënyrë barbare kishin thyer dyert kur ne ju kemi ofruar mirëbeesimin tonë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/