Kurt Kola ndahet nga jeta, u godit në mushkëri pas një muaji...

Kurt Kola ndahet nga jeta, u godit në mushkëri pas një muaji me covid

55
0
Shares

Ish-kryetari i të përndjekurve politikë për shumë vite, Kurt Kola është ndarë nga jeta, njoftoi djali i tij, Bilal Kola.

Bilali shpjegon se pas një muaj beteje me Covid, Kurt Kola arriti ta shërohej por para 10 ditësh, ai ka pësuar kompilacion në mushkëri dhe sot ka mbyllur sytë në moshën 85 vjeçare.

Kola dhe familja e tij vuajti për shumë vjet burgjet dhe kampet e internimit nga komunizmi.

”Me familjen e Bilal Koles jemi bashkuar ne rrugen e mundimeve te pa imagjinushme ne 1945 ne kala te Beratit,pastaj ne kampin famkeq te Tepelenes dhe ne 1954 ne kampet e internimit ne Lushnje.Kurti arrestohet ne moshen15 ne Tepelene me nje grup te rinjsh te atij kampi.Mbas perfundimit te gjygjit perfundojne ne burgun e Burrelit.Ne vitin 1975 arrestohet perseri dhe denohet e ridenohet ne burg.Qendroi ne ato vite burgu heroikisht pa as nje kompromis me te keqen e ridenojne perseri ne burg.Lirohet nga burgu ne 1991.Gjithesej burg 28 vjet plus internimin nga 45 -1991.Pushoft ne paqe”, shkruan bashkëvuajtësi i tij Simon Mirakaj.

Njoftimi i djalit:

“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.

Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite.

Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje!

Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse!

Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY