Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.
Detajet: Hajdutët burrë e grua nga Vlora
ÇNgjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur policia është njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/