Meta: Reforma në drejtësi u votua me 140 vota prej meje dhe...

Meta: Reforma në drejtësi u votua me 140 vota prej meje dhe jo nga SHBA dhe BE

49
0
Shares

Presidenti Ilir Meta tha në një intervistë në euronews se reforma në drejtësi u votua me 140 vota në 2016 është atribut i tij si kryetar kuvendi, dhe jo prej SHBA apo BE.

“Si president dhe kryetar i kuvendit ka qenë merita ime që reforma në drejtësi është bërë me 140 vota, me pahir, ndaj gjithë lojërave që bënin, por kurrsesi as SHBA as BE.

Njerëz lobistë, gënjeshtarë dhe dy pelivanë që merreshin vesh për të mos u marrë vesh.

Një herë i bënin takimet në Rogner një herë te hotel Tirana, nuk mban as shënime, nuk jepnin shpjegime. Tani letrat janë hapur, çfarë të bënim kur rrinte në pankinë zotëria (Berisha). Për mua është presidenti i përgjithshëm, i ka ca atribute të lindura. Si i tha ajo nëna mirditore: o magnet i kësaj toke”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY